Berisha i shpallur ‘non grata’ nga SHBA për korrupsion/ Basha tregon hapur qëndrimin e tij me ish-kryeministrin

Ish-kryeministri Sali Berisha dhe kreu aktual i Partisë Demokratike, Lulzim Basha kanë pasur një takim shumë miqësor me njëri-tjetrin, në nisje të punimeve të Kuvendit Kombëtar që po zhvillohet në ambientet e Pallatit të Kongreseve.

Siç shihet edhe nga fotot Berisha dhe Basha, i kanë shtrënguar dorën njëri tjetrit, dhe madje janë ulur edhe pranë e pranë në Pallatin e Kongreseve.Më këto foto Basha ka treguar qartë edhe qëndrimin e afërt, me ish-liderin e PD-së, pavarësisht se Berisha është shpallur ‘non grata’ dhe person i padëshirueshëm nga SHBA, për korrupsion dhe minim të demokracisë.