“Bella Ciao” ‘fundos’ Hysajn, fansat e Lazios: Të largohet, më mirë të luajmë me 10 lojtarë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kapiteni i kombëtares, Elseid Hysaj, e ka nisur në mënyrën jo të duhur aventurën e tij te Lazio.

Mbrojtësi, është vendosur në “shënjestër” të kritikave të fansave lacialë, për shkak të një kënge të kënduar. Siç e kërkon tradita, në momentin që një lojtar i ri afrohet në ekip, shokët, i kërkojnë ë të këndojë një kolonë zanore. Por, Hysaj ka zgjedhur “Bella Ciao”.

Kjo ka “tërbuar” tifozët e Lacios, të cilët kanë thënë se kënga “komuniste” është e përshtatshme për tifozët e Romës, e jo për ta. Madje ata kanë shkuar deri aty, sa kanë kërkuar largimin e shqiptarit nga ekipi. “Më mirë të luajmë me 10 lojtarë”, kanë deklaruar disa nga tifozët.

Video në fjalë, është publikuar nga mesfushori Luis Alberto, i cili, teksa ka parë masën e komenteve negative, ka vendosur ta fshijë atë nga rrjetet sociale, vetëm pak orë pasi e kishte hedhur.

Të fundit

Banorët që jetojnë në këtë ishull arktik, detyrohen të mbajnë armë me vete

Krijuesja e përmbajtjes Cecilia Blomdahl dokumenton jetën e saj padyshim unike në arkipelagun e akullt norvegjez të Svalbardit në...

Richard Grenell kalon pushimet në jug të Shqipërisë

Richard Grenell, ish-dërguar i posaçëm i Presidentit amerikan Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, po kalon pushimet e tij verore në Shqipëri. Ai ka publikuar...

Zbulim i rrallë në Norvegji, shpella që rishkruan historinë e faunës arktike evropiane

Studiuesit në Norvegji kanë zbuluar një koleksion të madh eshtrash kafshësh nga epoka e akullnajave, që tregon për një komunitet që luftonte për mbijetesë. Janë...

Zyrtare: Ardon Jashari, shqiptari i parë te Milan

Më në fund është zyrtare. Futbollisti me origjinë shqiptare që përfaqëson kombëtaren e Zvirës, Ardon Jashari, është lojtar më i ri i Milanit. "AC Milan...

Rekord historik i nxehtësisë në Japoni, për herë të parë temperatura arrin mbi 41 gradë

Japonia ka regjistruar dy rekorde të reja të temperaturave më të larta ndonjëherë brenda një dite, teksa vala përvëluese e të nxehtit po përfshin vendin....

Lajme të tjera

Web TV