Malaparte, shkrimtari kontradiktor dhe origjinal

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kurt Erich Suckert, i njohur me pseudonimin letrar Curzio Malaparte u lind në 9 qershor 1898, Prato, Toskanë, Itali dhe u nda nga jeta në 19 korrik 1957, Romë. Ka qenë një shkrimtar, publicist e korrespondent lufte, diplomat, kineast dhe aventurier italian. Njëri prej autorëve më kontradiktorë por edhe më origjinalë të mesit të shekullit XX, ai njihet prej dy veprave të tij “Kaputt” dhe “La pelle”, përzjerje të reportazhit me trillimin si mjet për të dhënë poetikën e efektit katastrofal të Luftës së Dytë Botërore.

Jeta

Familja nuk i dha arsimim katolik. Ndoqi shkollën e mesme në liceun klasik Cicognini në Prato, shkolla që ndoqi edhe pararendësi dhe pjesërisht heroi i tij, poeti Gabriele d’Annunzio. Studimet e larta i kreu në Romë në Universitetin Sapienza. Malaparte mori pjesë në frontin e Francës si ushtar gjatë Luftës së Parë Botërore, dhe u bë përkrahës dhe anëtar i Partisë Fashiste Italiane. Në vitin 1922 mori pjesë në marshimin e Romës. Ajo afërsi me fashizmin, aftësitë e tij sociale e letrare, si dhe vaniteti i tij i dhanë mundësinë të kthehej ndër publicistët më të njohur italianë, (Piero Gobetti, një veprimtar antifashist italian, dhe në jetë private mik i Malapartes, e pati cilësuar atë në vitin 1925 si “penën më të fortë e fashizmit”) duke krijuar para Luftës së Dytë dy revista letrare dhe aktualiteti, duke drejtuar dy të tjera, dhe duke qenë kryeredaktor në vitet 1929-31 i së përditshmes së rëndësishme të Torinos La Stampa. Por si person i paparashikueshëm, në vitin 1933 u ftoh me Musolinin. Fillimisht u burgos në Romë e më pas u internua për 30 muaj në ishullin Lipari në veri të Siçilisë. Shkak, me sa duket, nuk ishte ndonjë kritikë personale ndaj Il Duce-s, siç do të pretendonte më vonë Malapartja, por një tallje që i bëri një hierarku tjetër fashist, Italo Balbos, për grykësinë e vet. Më vonë, u izolua dhe herë të tjera pas përplasjesh me politikën zyrtare fashiste. Shpëtoi nga miqësia e ngushtë me Kontin Galeazzo Ciano, dhëndër dhe njeriu më i besuar i Mussolinit. Miqësia me Cianon e ndihmoi të punonte si korrespondent i jashtëm për të përditshmen milaneze Corriere della Sera pavarësisht fërkimeve me fashizmin. Eksperienca si korrespondent i gazetës në frontin gjermano-sovjetik në vitin 1941 dhe më pas përshtypjet nga vende të tjera të frontit, përbënë bazën e Kaputt (1944), ku përshkruan rrënimin që solli Lufta e Dytë. Por nëse pjesën më të madhe të Kaputt-it Malaparte e shkroi, sipas shoqëruesit të tij Lino Pellegrini, me ndjesinë se lufta do të fitohej nga Fuqitë e Boshtit, kryeveprën tjetër të tijën, La Pelle (Lëkura, 1949), një përshkrim i mjerimit dhe poshtërimit që solli pas-lufta në zonën e Napolit, ai e shkroi kur kaloi në krahun e Aleatëve. Pas luftës, Malaparte ishte dhe regjizor i filmit Il Cristo proibito (Krishti i ndaluar, 1950), i cili arriti të marrë një çmim special në festivalin e parë kinematografik në Berlin, megjithëse me sukses të pakët publik. Edhe tre dramat e tij, njëra mbi jetën e shkrimtarit që duket se i pati ndikuar më shumë, Marcel Proustit, një mbi atë të Karl Marksit, dhe Anche le donne hanno perso la guerra (Luftën e humbën edhe gratë, 1954) nuk patën shumë sukses. Politikisht, ai u afrua fillimisht me udhëheqësin komunist italian Palmiro Togliatti, dhe më vonë me Mao Ce Dunin, të cilin edhe e takoi personalisht gjatë një vizite në Kinë një vit para vdekjes në Romë nga kanceri në mushkëri. Pa e menduar se do mposhtej nga kanceri, Malaparte atë vit bëri plane për të udhëtuar me biçikletë përmes Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Casa Malaparte-n në Capri ai ia la trashëgimi Republikës Popullore të Kinës që të përdorej si qendër shkëmbimesh kulturore mes Italiasë dhe Kinës Popullore, por qeveria italiane përfitoi nga fakti se Italia nuk e njihte Kinën komuniste për ta anulluar atë testament. Ajo tani është muze në administrim të një fondacioni kulturor italian. Një prift jezuit i cili qëndroi me të në shtratin mortor tha pas vdekjes së Malapartes se shkrimtari, një ateist i deklaruar gjatë jetës së vet, u pagëzua katolik në çastet e fundit të saj. Vdiq herët, shkruan për të eseisti Marcello Veneziani, “por shekullit XX ja jetoi dhe ja përfaqësoi të gjitha ekzagjerimet.”

Lexo edhe :  Miratimi i Akti i Sigurimeve Shoqërore të vitit 1935 dhe ndikimit të tij në SHBA

Përkthime në shqip
Në shqip, Malapartes i është botuar fillimisht “La pelle” nga shtëpia botuese Rilindja e Prishtinës në vitin 1978. Më pas, e ripërkthyer e botuar në Tiranë nga OMSCA-1 në vitin 2002. “Kaputt” u botua në Tiranë në vitin 1998, po nga OMSCA-1. Dy analiza të gjata të tijat, “Teknika e grushtit të shtetit”, “Inteligjenca e Leninit”, u botuan në Tiranë në vitin 2006 dhe 2015.

Të fundit

Presidenti Bardhi flet pas kualifikimit historik: “Daja ka firmosur kontratë 30-vjeçare”

Presidenti i Dinamos, Adrian Bardhi, në “ekstazë”. Pas triumfit historik ndaj Hajduk Splitit, numri 1 i klubit dinamovit, foli...

Dramë, lot dhe emocione/ Ilir Daja tregon çelësin e suksesit tek “blutë”

Ilir Daja është padyshim arkitekti ikualifikimit historik të Dinamos, në duelinndaj gjigantëve të Hajduk Split. Nëprononcimin e dhënë pas ndeshjes, tekniku kryeqytetas ndër të...

Egnatia largohet me kokën lartë, rrogozhinasit eliminohen në kohën shtesë ndaj Ljubjanës

Egnatia i ka dhënë lamtumirën Europës për këtë edicion, duke u eliminuar në turin e tretë të Ligës së Konferencës. Një eliminim me shumë...

HISTORIKE/ Dinamo mposht Hajdukun dhe kualifikohet në raundin final të Conference League

Mbëmje magjike në “Air Albania”! Dinamo e Ilir Dajës arrin të shkruaj historinë në arenën Europiane, duke eliminuar gjigantët e Hajdukut të Splitit, pas...

Trend i ri në Francë, shesin biletat e dasmave për njerëzit që nuk i njohin

Një trend i ri po përhapet në Evropë: çifte që po shesin bileta për dasmat e tyre te të huajt për të mbuluar shpenzimet...

Lajme të tjera

Web TV