Veliaj pret përfaqësuesit e organizatës LANÇ: Nderim për ata që sakrifikuan jetën me idealin e një Shqipërie të lirë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka pritur në një takim përfaqësuesit e organizatës LANÇ në ditën e Veteranëve.

Veliaj thekson se kjo ditë përkon me Kurban Bajramin dhe thekson se duhen nderuar të gjithë ata që sakrifikuan jetën dhe gjakun e tyre për idealin e një Shqipërie të lirë.

Ndërkohë Sekretari i Organizatës LANÇ, Odhise Porodini ka shprehur mirënjohjen dhe kënaqësinë e kontributit të Bashkisë Tiranë me evenimente.

NJOFTIMI NGA BASHKIA TIRANË

Organizata e Veteranëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare përkujton sot 20 korrikun, ditën e formimit të Organizatës së LANÇ. Në nderim të kësaj dite të shënuar në historinë e Shqipërisë që në vitin 1957, kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj priti në zyrën e tij një përfaqësi të veteranëve dhe pasardhësve të tyre për të kujtuar betejat dhe gjakun e derdhur të 28 mijë dëshmorëve e heronjve që ranë për çlirimin e vendit.

Kryetari i Bashkisë u shpreh se kjo ditë që këtë vit përkon edhe me Kurban Bajramin, ka bashkuar shërbimin dhe devotshmërinë ndaj vendit me sakrificën dhe përkushtimin ndaj Zotit.

“Kjo ditë e veteranëve përkon edhe me festën e Kurban Bajramit, festën e një sakrifice dhe teksa ata që besojnë dhe ata që shërbejnë në komunitetet fetare i referohen një sakrifice për të dëshmuar përkushtim ndaj Zotit, në komunitetin e veteranëve kemi përfaqësuesit më të denjë të atyre që bënë një sakrificë për të dëshmuar devotshmërinë ndaj vendit. Në qoftë se Perëndia sfidoi Ibrahimin që të sakrifikonte djalin e tij dhe e zëvendësoi me qengj dhe për të ilustruar devotshmërinë që ka dikush ndaj diçkaje që beson, në rastin e veteranëve ishte sakrificë për vendin e cila u shpagua me gjak dhe me jetët e atyre djemve e vajzave që antifashizmin dhe idealin e një Shqipërie të lirë e kishin besimin e tyre,” u shpreh Veliaj.

Lexo edhe :  Rama flet nga “komanda e përgjithshme”/ Është e domosdoshme që vota të hidhet!

Sekretari i Përgjithshëm i Komitetit Kombëtar të Organizatës së Veteranëve të LANÇ, Odhise Porodini, u shpreh mirënjohës për kontributin e Bashkisë së Tiranës ndaj komunitetit të veteranëve.

“Ne jemi të kënaqur nga kontributi juaj, i Bashkisë, që ka bërë tërë këtë mrekulli dhe besoj që edhe në të ardhmen ne gjithnjë do jemi bashkë me njëri-tjetrin në këto evenimente të rëndësishme që përjetojmë ne si organizatë me të gjithë popullin shqiptar, qoftë edhe për festën e veteranëve që është një festë gjithëpërfshirëse, se nuk është vetëm e veteranëve, por është e gjithë Shqipërisë, e gjithë popullit i cili ka dhënë kontributin e vet të rëndësishëm,” u shpreh ai.

“Ditën e Veteranit”, ashtu si në Shqipëri e festojnë edhe të gjitha shtetet demokratike, pjesëmarrëse në Koalicionin Antifashist Botëror, si: SHBA, Angli, Francë etj.

Të fundit

Trump: SHBA-ja i ka bërë propozim Iranit për programin e tij bërthamor

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë të premten se Irani ka tashmë një propozim amerikan lidhur...

Toni Gogu mesazh qytetarëve: Nuk fituam mandat, por një lidhje që s’ka nevojë për karrige

Disa nga senatorët e Partisë Socialiste rrezikojnë të mos jenë më pjesë e legjislaturës së ardhshme në Kuvendin e Shqipërisë, kur numërimi po shkon...

“Ti je spiun”, shefi i pyjores vjedh energji elektrike dhe ofendon qytetarin

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së premtes një problematikë në fshatin Bardhaj në Përrenjas, ku shefi i pyjores vjedh prej vitesh energji elektrike dhe...

Piramida / Hap dyert “Ecole 42”, Rama dhe Macron përurojnë shkollën franceze

“Ecole 42”, shkolla prestigjioze franceze e kodimit do të jetë tashmë edhe në Shqipëri. Pas përfundimit të Samitit të Komunitetit Politik të Europës, kryeministri...

Goditet grupi i narkotikëve italo-shqiptar, shpërndanin drogë në qytetet italiane

Një operacion i zhvilluar mëngjesin e sotëm nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me Zyrën e Prokurorit Publik të Astit ka çuar në goditjen...

Lajme të tjera

Web TV