Confernece League/ Baseli i Xhakës dhe mposht Partizanin, bie keq edhe Shkupi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Basel shumë i fortë për Partizanin! Skuadra zviceriane ka likuiduar ekipin e Ilir Dajës me rezultatin e thellë 3-0 në Zvicër, teksa pas shtatë ditësh do të jetë ndeshja e kthimit në Tiranë.

Tepër e vështirë për të kuqtë.

Partizani rezitoi 43 minuta, para se Stocker të tundte rrjetën në, pas një rrëmuje në zonë, të cilën Baseli e shfrytëzoi në maksimum. Më pas në minutën e 54-t Baseli do të gjente edhe golin e dytë me një “perlë” të Arthur Cabral, i cili shënoi shumë bukur me roveshatë dhe fiksoi shifrat në 2-0.

Pas golit të pësuar Partizani rrezikoi në dy raste me Lucas Cardoso, por pa rezultat.

Më pas Zhegrova nisi “të vallëzojë” me topin dhe i shkoi pranë golit për zviceranët.

Gjithsesi rrjetën do e gjende një emër i njohur i kësaj ndeshje, Valentin Stocker, i cili shënoi të dytin personal dhe të tretin për Basel.

Me të njëjtin rezultat, 0-3, është mundur edhe një tjetër ekip shqiptar, Shkupi.

Skuadra e Maqedonisë së Veriut e pati tepër të vështirë ndaj portugezëve të Santa Clara.

Të fundit

Izraeli nuk tërhiqet, tanket po përparojnë në Gaza

Forcat izraelite po vazhdojnë ofensivën e tyre në Rripin e Gazës, me tanke që përparojnë drejt korridorit të Moragut,...

Flakët përhapen me shpejtësi në Gramsh, pritet ndërhyrje nga ajri

Gjatë orëve të mbrëmjes të kësaj të diele një vatër zjarri është shfaqur në afërsi të fshatit Sojnik, në Gramsh. Burime për mediat bëjnë me...

Fotot me autorin e vrasjes në Gjilan, reagon për herë të parë Osmani

Presidentja e Kosovës ka shprehur keqardhje për humbjen e tre jetëve në Gjilan dhe përcolli ngushëllime për familjet e viktimave. Ajo u bëri thirrje organeve...

“Joan Gamper”, Barcelona i jep leksione Como-s

Barcelona ka fituar 5-0 ndaj Como në stadiumin “Johan Cruyff”, miqësore e vlefshme për trofeun e përvitshëm “Joan Gamper”. Ishte Fermin Lopez që zhbllokoi...

Arbana Osmani marton vëllain! Fjalimi që na shkriu zemrat

Me emocione, shumë lot gëzimi e një ceremonie të kuruar deri në detajin më të vogël, vëllai i moderatores ikonë të ekraneve shqiptare, Arbana...

Lajme të tjera

Web TV