U lye me baltë para transmetimit duke pretenduar se po ndihmonte me pastrimin e qytetit nga përmbytjet, gazetarja pushohet nga puna

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një gazetare gjermane është pushuar nga puna, pasi u bënë publike imazhet e saj teksa ‘lyhej’ në baltë, para se të futej në transmetim live.

Gazetarja e RTL Susanna Ohlen, u kap nga kamerat duke u lyer me baltë në Bad Munstereifel, një vend ku ajo supozohet se po ndihmonte në pastrimin e qytetit pas shkatërrimit nga përmbytjet masive që kanë përfshirë vendin.

RTL.de kishte botuar një artikull të titulluar ‘Pastrimi pas përmbytjes: Prezantuesja e RTL ndihmon në pastrimin e Bad Munstereifel’, duke vlerësuar kështu kontributin e gazetares.

Megjithatë ajo u kap nga një qytetar i cili nuk nguroi të shpërndante videon e saj në internet, duke u bërë virale në të gjithë botën brenda pak orësh.

Pamjet tregojnë Ohlen me një këmishë blu, kapele dhe çizme teksa përkulet merr pak baltë me të cilën ajo lyen rrobat e saj, ndërsa ishte e rrethuar nga shtëpitë e dëmtuara nga përmbytjet dhe mbeturinat. Më pas ajo përkulet sërish dhe bën fytyrën me baltë.

Ohlen kishte punuar në RTL që nga viti 2008 dhe ka prezantuar programet Mirëmbrëma RTL, Mirëmëngjesi Gjermani dhe Pikën 12.

 

 

Të fundit

Pse sulmohet biznesi ushqimor?

Nga Shpetim Luku Një deklaratë e kohëve të fundit nga një e ftuar në një televizion të rëndësishëm e përmblodhi,...

2 mijë subjekteve iu rriten detyrimet, taksat vendore sqarojnë përllogaritjen dhe gjobat

Rreth 2% të totalit prej 100 mijë subjekteve aktive në Tiranë apo 2 mijë tatimpagues kanë kërkuar informacion për rivlerësimin e detyrimeve të taksave...

Lezhë/ Kandidati i Bashës: Nënkryetari i bashkisë dhe drejtori i OSHEE po blejnë vota

Mbrëmjen e së hënës janë shënuar sërish tensione mes kampeve politike në Lezhë, me pretendimin për blerje votash. Nënkryetari i bashkisë Fatjon Zefi dhe drejtori...

Kandidati për deputet i PD-së, Xhemal Gjunkshi, paraqitet në SPAK

Kandidati për deputet i PD-së, Xhemal Gjunkshi, është paraqitur mëngjesin e sotmë në SPAK. Xhemal Gjunkshi, ish-deputet dhe ish-shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura,...

Deputetët e Parlamentit Evropian thirrje Mitsotakis: Ndaloni shitjen e anijeve në Rusi!

Në flotën ilegale ruse lundrojnë shumë ish-anije greke. Shitja e anijeve të vjetëruara është fitimprurëse për pronarët grekë të anijeve. Deputetët e BE-së i...

Lajme të tjera

Web TV