Kapen dy ngarkesa me drogë në kufirin greko-shqiptar (Foto)

Ne Kestrinti, Igumenicë janë kapur pas mesnate dy shtetas shqiptarë duke transportuar me krahë 2 canta që përmbanin 31  pako me 33 kg 260 gram marijuanë.

Një person i trete arriti të largohej me vrap duke u futur sërisht në toke shqiptarë. Të arrestuarve iu sekuestrua edhe nje thike e llojit “flutur”. Ndërkohë në Kostur është ndaluar një mjet që drejtohej nga një grek 56-vjec.

Në brendësi të mjetit u gjeten dhe sekuestruan 5 canta që përmbanin 30 pako me 58 kg 800 gram marijuane. U sekuestrua celulari me një karte SIM.