Katër tragjeditë kosovare nga aksidentet me autobusë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Që nga mbarimi i luftës në Kosovë në vitin 1999, Kosova ka parë disa aksidente të tmerrshme që kanë qenë të përfshirë autobusët e udhëtarëve.

Në dy dekadat e fundit, është rritur transporti rrugor me autobusë nga Kosova për në shtetet tjera, por janë rritur edhe aksidentet. Më poshtë ua rikujtojmë katër tragjeditë më të mëdha nga aksidentet më autobusë në 20-vjetëshin e fundit.

2002- Dhjetë të vdekur në kufirin Kosovë-Mal i Zi

Dhjetë persona vdiqën, përfshirë edhe dy fëmijë, si dhe 31 të tjerë u lënduan më 25 korrik të vitit 2002 në kufirin Kosovë-Mal i Zi. Autobusi me 40 udhëtarë ishte duke udhëtuar nga Ulqini për në Kosovë kur doli nga rruga dhe ra poshtë një kodre. Aksidenti ndodhi në orën 05:00. Kjo ishte tragjedia më e madhe rrugore që nga mbarimi i luftës.

2004 – 15 maturantë vdesin në Shqipëri

Më 14 tetor 2004, në Fushë Arrëz të Shqipërisë, vdiqën 15 maturantë kur u aksidentua autobusi më të cilin maturantët po ktheheshin nga ekskursioni në Shqipëri. Autobusi po bartte 49 maturantë kur u rrokullis dhe ra në humnerë. Autoritet thanë se 34 maturantë të tjerë u lënduan, disa prej tyre rëndë. Të 15 maturantët u varrosën në vendin e njëjtë në qytezën e Malishevës, ndërkohë në Fushë Arrëz është vendosur një pllakë përkujtimore.

2010 – Gjashtë të vdekur në një aksident në Austri

Më 22 shkurt 2010, gjashtë persona nga Kosova vdiqën kur një autobus që udhëtonte nga Prishtina u aksidentua afër Vjenës, derisa po udhëtonte për në Gjermani. Aksidenti ndodhi kur autobusi u përplas me dy kamionë në një autostradë në afërsi të kryeqytetit të Austrisë, Vjenë. Në këtë aksident u lënduan edhe mbi 30 persona, disa prej tyre rëndë. Në aksident vdiqën edhe dy shoferët e autobusit. Më 25 korrik 2021, në një aksident në Kroaci mbetën të vdekur dhjetë persona me origjinë nga Kosova derisa po udhëtonin në autobusin e linjës Frankfurt-Prishtinë. Mbi 40 persona u lënduan dhe njëri prej tyre vazhdon të jetë në gjendje të rëndë. Autobusi kishte 67 pasagjerë, përfshirë edhe fëmijë. Aksidenti ndodhi në orën 06:00, ku dyshohet se nga pakujdesia e shoferit, autobusi doli nga rruga. Policia kroate ka thënë se në kohën e aksidentit shoferin e kishte zënë gjumi. Shoferi është ndaluar nga policia derisa të kryhen hetimet.

Të fundit

Basha ironizon sloganin e fushatës së PS/ “Vetëm me Edin” vazhdon korrupsioni

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha ka ironizuar sloganin e fushatës elektorale të PS për zgjedhjet e 11 Majit. Në...

Zgjedhjet e 11 Majit! Manastirliu prezanton kandidatet për deputete në Tiranë

Teksa zgjedhjet e 11 Majit, ministrja Ogerta Manastirliu prezantoi sot kandidatet për deputete të Tiranës. Gjatë fjalës së saj para grave socialiste Manastirliu tha se...

Ironia e Ylli Manjanit: Erdhi ore erdhi Krisi, që të na sjellë Mediun se ngeli andej

Ylli Manjani ironizon faktin që opozita e sheh ardhjen e tij, si shpëtimtari që do i shpëtojë nga Rama. Të paktën, thotë ai, e...

Rama: Mëngjesin e 12 majit Shqipëria do ngrihet e mbuluar me rozë

Nga takimi me gratë dhe vajzat, kryesocialisti Edi Rama thotë se më 12 maj Shqipëria do të ngrihet e mbuluar me rozë. Rama theksoi se flamuri...

Rama: Suksesi i përpjekjes drejt BE varet së pari nga nënat, motrat dhe bijat e vendit

Në një event të dedikuar grave dhe vajzave socialiste, Kryeministri Edi Rama ka theksuar rolin thelbësor të grave në rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit...

Lajme të tjera

Web TV