Rama dhe Vuçiç dy ditë në Shkup, Mini-Shengeni ballkanik pa Kosovën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Ballkani i ri, europian”. Kjo është nisma e tre udhëheqësve të shteteve të Ballkanit Perëndimor që synojnë vënien në zbatim të “Mini-Shengenit” dhe të lehtësirave ekonomike.

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, presidenti serb Aleksandar Vuçiç do të qëndrojë për dy ditë në Shkup të Maqedonisë së Veriut, për të marrë pjesë në Forumin Ekonomik për Bashkëpunimin Rajonal, në të cilin do të marrin pjesë vendet e rajonit, por që organizohet në kuadër të krijimin të “Mini-Shengenit”.

Kryeministri Zoran Zaev sot dhe nesër do të takohet në Shkup me Vuçiç dhe homologun Rama. Liderët pritet të marrin pjesë në Forumin Ekonomik për Bashkëpunim Rajonal të organizuar nga Odat Ekonomike të Republikës së Serbisë, Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë.

Këtij takimi pritet ti mungojë Kosova, e cila ka deklaruar se është kundër, pasi kryeministri Albin Kurti e sheh si një iniciativë që i shërben më shumë Serbisë dhe jo krijimit të tregut real për Ballkanin. Kurti ka kërkuar zbatimin e CEFTA-s.

Të fundit

Macron dhe Vuçiç diskutojnë për dialogun Kosovë-Serbi

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka thënë të dielën se e ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e...

Vigjilja e Jubileut të Rinisë, 1 milion të rinj presin Papën si yll roku

Më shumë se 800,000 pelegrinë të rinj - me vlerësime që shkojnë deri në 1,000,000 - u mblodhën në periferinë lindore të Romës...

Futi fëmijën 2 vjeç në valixhe gjatë udhëtimit, arrestohet nëna

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Zelandën e Re, kur një fëmijë 2-vjeçar është gjetur brenda një valixhe në ndarjen e bagazheve të një...

Populli shqiptar ka sindromën e vëllait të vogël të shtëpisë me shumë vëllezër

Populli shqiptar ngjan me vëllain e vogël të një familjeje patriarkale me shumë djem. Ai që nuk ka mbajtur kurrë përgjegjësi dhe që nuk...

Rënia e valutave ‘bekim’ për qeverinë, tkurri borxhin publik

Forcimi i lekut dhe dobësimi i valutave që ka vijuar edhe në gjashtëmujorin e parë të këtij viti ka ndikuar pozitivisht në tkurrjen edhe...

Lajme të tjera

Web TV