Vendimi i qeverisë/ Veliaj flet nga Tokio: Teatri nuk ekziston më, kalon në pronësi vetëm trualli

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka folur në një lidhje ‘live’ nga Tokio, ku ndodhet për Lojërat Olimpike për vendimin e qeverisë që i kaloi në pronësi truallin e Teatrit Kombëtar bashkisë.

Veliaj tha se kalon në pronësi vetëm trualli dhe jo ndërtesa, e cila nuk ekziston më dhe se ky vendim nuk bie ndesh me atë të Gjykatës Kushtetuese.

“Është vetëm trualli jo me një ndërtesë që nuk ekziston. Është korrigjuar me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, na mundëson të vazhdojmë me procedurat për ndërtimin e Teatrit. Nuk bien ndesh me njëra-tjetrën. Meqë jemi në Tokio ajo që kam kuptuar është që kombet ecin përpara kur nuk bllokohen projektet.

Stadiumi këtu nuk është aq ndryshëm apo më i madh dhe më i bukur se Arena Kombëtare. Diferenca është që ne i bëjmë ndryshimet me shumë dhimbje. Stadiume si ky bëjmë dhe ne, e kemi bërë në Tiranë”, tha Veliaj.

Të fundit

Telefonata që trazoi ujërat te Bayern: “Ku jemi me merkaton? Largohu nga SHBA!”

Uli Hoeneß, Karl-Heinz Rummenigge dhe Herbert Hainer, kokat drejtuese të Bayern, janë të zhgënjyer me ecurinë aktuale të skuadrës....

Kontrabandë me karburant, arrestohet punonjësi i policisë

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë inspektorin e policisë Fatbardh Kuçana, me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë...

Urdhër i ri nga Trump, Berisha: E ka me Ramën, jo me mua

Urdhri i presidentit të SHBA Donald Trump për të shtytur edhe me një vit vlerësimin e administratës amerikane për gjendjen emergjente në Ballkan është...

Ambasada Amerikane trajnon prokurorët shqiptarë, çfarë po ndodh?

Selia diplomatike e Rrugës së Elbasanit ka pritur për dy ditë më radhë prokurorët shqiptarë në një trajnim të posaçëm mbi hetimin dhe ndjekjen...

VIDEO: 34-vjeçari merr 40-vjeçarin në makinë dhe e godet me grushte

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në kryeqytet, ku një 34-vjeçar ka marrë me forcë në automjet një person tjetër dhe e ka dhunuar...

Lajme të tjera

Web TV