Aksidenti i autobusit në Kroaci me 10 viktima/ Zbulohet pse humbën jetën pasagjerët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aksidenti tragjik i autobusit në Kroaci, si pasojë e të cilit humbën jetën dhjetë qytetarë nga Kosova, që ktheheshin për pushime në vendlindje nga Gjermania, tregoi edhe një herë rëndësinë e përdorimit të rripit të sigurimit.

Shefi i Shërbimit të Sigurisë në Trafik nga Ministria e Brendshme kroate, Josip Mataija, tha se një pjesë e udhëtarëve ranë nga autobusi sepse ata nuk ishin të lidhur me rripin e sigurimit.

Autobusi që u aksidentua është i prodhimit më të ri dhe të gjitha sediljet ishin të pajisura me rripa sigurie, raporton portali kroat, Telegram, shkruan Gazeta Express.

“Të gjithë ata që nuk u lidhën dhe nuk u lënduan nuk do të kenë të drejtë të kërkojnë dëmshpërblim, as familjet e të vdekurve që nuk ishin lidhur”, ka deklaruar Matija.

Transportuesit e autobusëve në Kroaci thanë se është pothuajse e pamundur që shoferët të kontrollojnë se cili nga pasagjerët është i lidhur e kush nuk është.

 

Të fundit

“Tregoni që nuk jeni dele!” Mesazhi i Lulzim Bashës për zgjedhjet e 11 majit

Drejtuesi Politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, po vijon fushatën elektorale për zgjedhjet e 11 majit, teksa ka publikuar...

TikTok gjobitet me 530 mln nga BE për transferim të paligjshëm të të dhënave në Kinë

ByteDance Ltd., kompania mëmë e TikTok, është urdhëruar të paguajë një gjobë prej 530 milionë eurosh nga Bashkimi Evropian, për transferim të paligjshëm të...

Gjeniu që po magjeps botën, historia prekëse që fshihet pas emrit Lamine Yamal

Historia e Lamine Yamal është një nga ato që u tregohet fëmijëve të vegjël, si një përrallë me fund të lumtur. Futbollisti i Barcelonës...

Rreziku i fshehur brenda një pjate/ Çfarë hanë kardinalët gjatë konklavës?

Për më shumë se 750 vjet, rregullat strikte kanë përcaktuar se çfarë kardinalët mund të hanë dhe çfarë jo për të penguar mesazhet e...

Greqia, gangrena e zarfeve të KQZ-së

Eduard Zaloshnja Nëntë ditë para zgjedhjeve të 11 majit, plot 26500 zgjedhës të regjistruar për të votuar nga jashtë vendit nuk i kanë marrë ende zarfet...

Lajme të tjera

Web TV