Mijëra qytetarë në Francë, Zvicër dhe Itali protestojnë kundër vendosjes së’ Green Pass’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për të tretën fundjavë radhazi të paktën 200,000 persona në të gjithë Francën kanë protestuar kundër vënies me detyrim të pasaportës së vaksinimit për të frekuentuar ambiente të mbyllura si kafe, restorante, muze e të tjera.

Vetë në protestën e organizuar në Paris, morën pjesë rreth 15 mijë, ku demonstrata u përshkallëzua në përplasje me policinë.

Shkalla e vaksinimit në Francë mbetet relativisht e ulët krahasuar me vendet e tjera në BE dhe një në katër qytetarë mbështet protestuesit, pavarësisht rritjes së rasteve të të infektuarve.

Protesta kundër Green Pass pati edhe në Zvicrën Fqinje, ku në Lucern më shumë se 4,000 qytetarë protestuan kundër vaksinimeve dhe kufizimeve.

Një aksion i ngjashëm u zhvillua në Gjenevë. Njëjtë si në Francë, demonstruesit pohojnë se detyrimi i vaksinimit përmes vendosjes së kufizimeve është një shkelje e lirive civile.

Dy protesta kundër vendosjes së kufizimeve nga qeveria për të pa vaksinuarit u zhvilluan edhe në Romë .

Njëra u organizua nga grupet politike dhe tjetra nga pronarët e bareve dhe restoranteve.

“Green Pass” do të kërkohet nga 6 gusht për të hyrë në kinema, muze, pishina të mbyllura ose stadiume si dhe për të frekuentuar kafenetë dhe restorantet.

Të fundit

80 mijë zgjedhës të diasporës ende nuk sjellin zarfin me votën

Deri pasditen e djeshme në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve kanë mbërritur 144.783 zarfa me votën e diasporës. Janë rreth...

Horoskopi i ditës së sotme, e mërkurë, 7 maj 2025

Nga Paolo Fox Dashi Ditë energjike dhe pozitive. Yjet favorizojnë iniciativat e reja, por kini kujdes nga impulsiviteti që mund të kompromentojë mundësitë. Maji premton të...

Ndeshja nuk mbaron kurrë! Interi nuk vdes kurrë, barazon në minutën e fundit

Përballja mes Interit dhe Barcelonës në gjysmëfinalen e Champions League duket sikur nuk do mbarojë asnjëherë. Pas spektaklit në ndeshjen e parë në Katalonjë,...

‘Buf kënete’, ‘çyryk’, Rama komenton gjuhën në fushatë: Epo, mua më mbetet satira!

Kryeministri Edi Rama flet në Report Tv edhe për tonet e fushatës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, etiketimin e Sali Berishës si buf...

Lajme të tjera

Web TV