Teatri Kombëtar/ Veliaj: Do të vijojë ndërtimi, çdo punë e bukur në Tiranë pengohet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në një intervistë nga Tokio, ku i është bashkuar ekipit tonë kombëtar në lojërat olimpike atje me ftesë të bashkisë se Tokios, kryebashkiaku Erion Veliaj tha se ndërtimi i Teatrit Kombëtar do të vijojë.

“Ju ftoj të shihni këtë ndërtesë, e cila i ngjan shumë Parkut Olimpik që kemi bërë në Tiranë, ku ne zhvillojmë aktivitete të ngjashme sportive. Sa sherr u bë për Parkun Olimpik, po pastaj sa sherr u bë për Stadiumin! Stadiumi ku ishte sot Luiza Gega dhe dje Izmir Smailaj, i cili po ashtu u rendit tek më të mirët e botës, ishte një stadium që nuk dallonte fare nga stadiumi ynë, kur vjen puna tek struktura, moderniteti, ndaj ne shqiptarët, kur duam të bëjmë gjëra si jashtë shtetit dhe nuk pengojmë njeri-tjetrin, ia arrijmë t’i bëjmë. Ajo që na ndodh është që ne pengohemi, pengojmë njeri-tjetrin, që gjërat që ne mund t’i bëjmë, siç i kemi provuar për një, dy vjet, marrin zakonisht 10-12 vjet apo 20, apo si në rastin e sheshit Skënderbej, 100 vjet, që pas Pavarësisë, për të vendosur se çfarë do bëjmë me sheshin. Problemi i Teatri është ezauruar. Toka i kalon bashkisë pa ndërtesë, sepse s’ka ndërtesë. Prandaj Gjykata Kushtetuese thotë: Për sa kohë që s’ka ndërtesë, do i kalosh vetëm truallin, kështu që ka kaluar vetëm trualli, që ne të vijojmë me pasjen e një teatri modern, ashtu siç kemi bërë një park olimpik, siç kemi bërë një stadium”, tha Veliaj.

Ditën e premte Qeveria mori vendimin që sipërfaqja e truallit ku ishte ndërtuar Teatri Kombëtar, të kalojë në pronësi të Bashkisë së Tiranës.

Të fundit

Berisha denoncon/ Tjetër “tren bullgar” në Elbasan. Gjithçka realizohet si nëpër filma

Kreu i PD Sali Berisha ka bërë një tjetër denoncim publik, për atë që quan “farsë elektorale”. Berisha tha se...

“Piramida” e fshehur në pyllin tropikal a është “struktura më e lartë e lashtë” e Tokës?

Piramidat janë disa nga strukturat më interesante në Tokë, dhe një dritë e re vazhdon të ndriçojë mbi mrekullitë e botës së lashtë. Megjithatë, një...

U shua në moshën 78-vjeçare, Berisha mban një minutë heshtje për Bujar Bukoshin

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shprehur ngushëllimet e tij për vdekjen e ish-kryeministrit të Kosovës, Bujar Bukoshi, i cili ndërroi jetë në...

Cila është anomalia politike e Shqipërisë?

Nga Blendi Kajsiu Kolegu Bushati argumenton se kush pretendon se Berisha i humbi zgjedhjet, apo se Rama i fiton zgjedhjet përballë berishizmit edhe pa krimin...

Përdorën të miturin për të vjedhur mbi 6 mln lekë, përfundojnë në pranga dy persona

Në një operacion nga Prokuroria e Korçës, u arrestuan sot dy shtetas, A.S. dhe S.T., për akuzat e “Vjedhjes me pasoja të rënda” dhe...

Lajme të tjera

Web TV