Hidhet shorti i Champions League, ja çiftet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Hidhet shorti i fazës “play-off” të Champions League. Dy futbollistët shqiptarë, Ernest Muçi dhe Myrto Uzuni kanë mësuar rivalët e mundshëm, në rast se skuadrat e tyre do të kualifikohen.

Kampionëve të Hungarisë, do t’iu duhet të eliminojnë Slavia Pragën në raundin e tretë, teksa në rast të një kualifikimi të mundshëm, do të përballen me fituesin e çiftit Cluj-Young Boys.

Ndërkohë Legia Varshavë, ku aktivizohet Ernest Muçi, në raundin e tretë do të përballet me Dinamon e Zagrebit. Ekipi që kalon më tej ndeshet me fituesin e çiftit Crvena Zvezda-Sheriff Tiraspol.

Vlen të theksohet se Sheriff Tiraspol në raundin e parë eliminoi kampionët e Teutës, ndërkohë që ekziston mundësia që Ernest Muçi të përballet sërish me serbët e Crvena Zvezdës, të cilët i vuri jo pak në vështirësi, dy sezone më parë, kur ishte pjesë e Tiranës.

Ndeshjet e fazës “play off” të Champions-it do të zhvillohen në orën 21:00 më datat 17/18 dhe 24/25 gusht. Fituesit e çifteve kalojnë në fazën e grupeve, për t’u bashkuar me 26 skuadrat. Të gjitha skuadrat humbëse kalojnë në fazën e grupeve të Europa League.

Të fundit

Trump: Ukraina kërkon të mundë një vend 15 herë më të madh

Pavarësisht manipulimeve ruse, presionit ukrainas dhe shqetësimeve evropiane, Uashingtoni po lëviz drejt një rendi të ri global ku përfundimi...

Barcelona kërkon qendërmbrojtës, dalin 3 opsionet e Flick

Largimi i Ingo Martinez për tek Al-Nassr dhe forma jo e mirë që ka treguar Ronaldo Araujo të paktën në dy ndeshjet e para...

“12 mijë komisionerët e PD i njohën zgjedhjet, Berisha merr rrogën”

Juristi Kreshnik Spahiu, ka deklaruar se edhe pse kreu i PD Sali Berisha në deklaratat e tij thotë se nuk i njeh zgjedhjet e...

Massimo Moratti shtrohet në spital, në gjendje të rëndë! Me zor merr frymë

Ish-Presidenti i Interit, Massimo Moratti, është shtruar në spital në terapi intensive për shkak të pneumonisë. Sipas raportimeve, gjendja e tij është kritike pasi mjekët...

Ambasada ruse në Beograd: Zgjidhja, vetëm sipas rregullave serbe

Ambasada ruse në Beograd deklaroi se për situatën në Serbi zgjidhja e vetme është “dialogu në fushën e së drejtës”, siç theksoi, “sipas rregullave...

Lajme të tjera

Web TV