I premtuan punë por e futën në shtëpi bari, i riu shqiptar në Britani përfundon në burg (Emri)

Një emigrant shqiptar u dënua me 7 muaj burg nga gjykata e Hartlepool për kultivimin e lëndëve narkotike.

Në seancën gjyqësore të zhvilluar ditën e sotme, Armand Hajredini tha se ai mbahej kundër dëshirës së tij në një banesë që përdorej për kultivimin e kanabisit.

Sipas tij, shqiptarit i ishte ofruar punë nga një shtetas britanik por përfundoi në “shtëpinë e barit” kundër dëshirës së tij. Më tej, Hajredini thotë se atë e kërcënonin që të punonte.

Por puna e tij zgjati vetëm 3 javë teksa autoritetet britanike zbuluan godinën ku kultivohej lënda narkotike.

Ata ndërhynë në 13 maj të këtij viti dhe bënë të mundur arrestimin e shqiptarit si dhe sekuestrimin e 100 rrënjëve kanabis me një vlerë që arrinte në 84 mijë paund.

Hajredini jetonte në këtë godinë, në një prej dhomave që ishte e pajisur me një shtrat dhe vetëm një tavolinë ku hante ushqimin.

Sipas mediave britanike, shqiptari kishte mbërritur në Angli 5 vite më parë nga Franca. Ai i humbi të gjitha dokumentet e identifikimit dhe punoi në Juglindje në tregtinë e ndërtesave dhe në lavastoviljet.