Protestat kundër masave anti-Covid-19/ Një person humb jetën, 600 të arrestuar pas përleshjeve me policinë në Gjermani

Protesta masive janë zhvilluar ditën e djeshme në Berlin kundër masave anti-Covid-19. Një person ka humbur jetën pasi nuk është ndjerë mirë gjatë protestës.

49-vjeçari ishte ankuar se nuk ndihej mirë, ndërsa policia po i kontrollonte dokumentet e identifikimit. Megjithëse efektivët e policisë i dhanë ndihmën e parë mjekësore, ai nuk mundi të shpëtonte.

Rreth 600 persona u arrestuan gjatë demonstratave në fundjavë. Protestuesit u përplasën me policinë, por autoritetet ende nuk kanë dhënë një shifër për numrin e protestuesve dhe oficerëve të plagosur gjatë ditës së djeshme.