Ish-kryeministri Sali Berisha tha se nëse del një fakt ndaj tij lidhur me akuzat që DASH parashtroi kur e shpalli ”non grata” tha se do të marrë vendimet e tij për tu futur ose jo në Kuvend.
Por në këtë moment ai tha se nuk ka forcë në botë që ti imponojë vendim tjetër. Sipas Berishës, edhe Basha ka kërkuar fakte.
“Unë kam deklaruar se një fakt të paraqitet unë marr vendimet e mia por nga ana tjetër qëndroj i vendosur dhe ta dini mirë se s’ka forcë në botë që të më imponojë mua një qëndrim tjetër përveç këtij që kam shpallur. Basha ka kërkuar gjatë gjithë takimit fakte prova dhe argumente”, theksoi Berisha.