Kosovë/ Burgim deri në 10 vjet për zjarrvënie të qëllimshme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Si pasojë e zjarreve që kanë përfshirë rajone të ndryshme të Kosovës në javën e fundit, një qytetar i Malishevës ka vdekur. Policia e Kosovës ka njoftuar se vdekja e tij dyshohet të jetë shkaktuar nga tymi i zjarrit. Për zjarrvënie të qëllimshme, në dy ditët e fundit, Policia e Kosovës ka arrestuar tri persona. Zjarrvënia e qëllimshme është vepër penale sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Sipas nenit 322 të këtij kodi, kjo vepër penale është e dënueshme nga 6 muaj deri në 10 vjet burgim, varësisht formës së kryerjes së përcaktuar në kod. “Nëse si rrjedhojë e zjarrvënies vije deri te humbja e jetës së ndonjë personi, Kodi Penal ka përcaktuar se kryerësi mund të dënohet edhe me burgim të përjetshëm”, thuhet në kod. Medina Kadriu, hulumtuese ligjore në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD), që monitoron punën e gjykatave në Kosovë, tha për Radion Evropa e Lirë se nuk ka dënime të kësaj natyre. “Një dënueshmëri e kësaj natyre, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, në fakt flet edhe për rrezikun që ka kjo vepër penale. Gjatë monitorimit të sistemit gjyqësor, ne kemi parë se nuk ka shumë raste që janë proceduar sipas kësaj vepre penale, aq më pak në drejtim të zjarrvënies ndaj pyjeve”, tha Kadriu. Policia e Kosovës në raportin e saj ditor, të mërkurën, ka njoftuar edhe për incidente tjera të shkaktuara nga zjarret.

 

Të fundit

Fuqia e njerëzve të qetë, në një botë që nuk pushon se foluri

Shpesh mendojmë se të bësh zhurmë do të thotë të jesh i fortë, por nejrëzit e heshtur kanë një...

Dështon edhe seanca e 24 për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar të shtunën, për të 24-tën herë radhazi, që të konstituojnë përbërjen parlamentare, të dalë nga zgjedhjet e...

Shenjat e bezdisshme që tregojnë se ish-i nuk do të të harrojë kurrë!

Shumë herë, nuk na duhet shumë për të kuptuar se një ish nuk e ka kaluar ndarjen. Qoftë duke të shkruar në orët e...

Shkeljet në trajtimin e mbetjeve spitalore, Prokuroria dërgon në gjyq 13 persona

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë përfundoi hetimet dhe dërgoi në gjyq 13 persona, mes të cilëve 10...

Rreziqet e luksit, mësime nga një Perandori

Shkrimtari romak, Taciti, argumentonte se Perandoria Romake u ndërtua duke skllavëruar popujt e pushtuar, të cilët më pas u mësuan me një mënyrë jetese...

Lajme të tjera

Web TV