U kap me 1 kilogram kokainë! Dënohet me 20 muaj shqiptari në Angli (Emri)

Gjykata britanike dënoi me 20 muaj burg një 23-vjeçar shqiptar, pasi u kap me një kilogramë kokainë në makinë. I dënuari, sipas mediave britanike, është shtetasi Kastriot Dardha.

Ky i fundit po ecte me një “Golf” në autostradë, kur u ndalua rastësisht nga policia, pas dyshimeve se mund të mos kishte patentë, raportojnë mediat britanike.

Shqiptari u kap me një kilogram kokainë në makinën e tij në A11 pasi erdhi në Mbretërinë e Bashkuar për të fituar para për të ndihmuar prindërit e tij të sëmurë.