Temperaturat mbi 40 gradë prej një jave, Turqia dhe Greqia vazhdojnë përballjen me zjarret

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Greqia dhe Turqia po vazhdojnë të përballen me zjarre në disa rajone, të cilat përveç dëmeve të shumta kanë detyruar evakuimin e mijëra banorëve.

Gjatë natës (7 gusht) flakët përfshinë një qytet afër Athinës ndërsa në qindra njerëz u evakuuan me traget nga ishulli Evia.

Zjarri në malin Parnitha në periferi të Athinës ka detyruar evakuimin e mijëra njerëzve që nga dita e enjte. Ekipet e urgjencës po përballen me erërat dhe temperaturat e larta ndërsa luftojnë për të frenuar përhapjen e zjarreve.

Autoritetet kanë thënë se situata është më e rënda në 30 vitet e fundit.

Zjarret kanë shkrumbuar dhjetëra mijëra hektarë tokë pyjore, pastaj kanë shkatërruar shtëpi dhe biznese.


Gjatë gjithë javës temperaturat kanë qenë mbi 40 gradë Celsius.

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis, duke folur pasi vizitoi qendrën kryesore të kontrollit të zjarrit në Athinë të shtunën, e quajti situatën një ” makth”, duke shtuar se përparësia e qeverisë “ka qenë, para së gjithash, për të mbrojtur jetën e njerëzve”.

Qeveria planifikoi të rimbursojë njerëzit e prekur nga zjarret, tha ai.

Më shumë se 700 zjarrfikës, përfshirë përforcime nga Qipro, Franca dhe Izraeli, janë dërguar për të luftuar zjarrin në veri të Athinës.

Sipas autoriteve, gjatë 24 orëve të fundit, ekipet e emergjencës kanë luftuar me më shumë se 400 zjarre në Greqi.

Në Turqinë fqinje, autoritetet po luftojnë zjarret më të këqija të vendit ndonjëherë. Flakët që përfshinë zonat bregdetare jugperëndimore detyruan evakuimin e dhjetëra mijëra njerëzve. Në Itali, erërat e nxehta ndezën flakët në ishullin e Sicilisë këtë javë./Rel.

Të fundit

Pas ndarjes nga Jozi, Loredana po kërkon një lidhje të re: Jo muskuj, ja ç’dua tani

Ish-banorja e Big Brother VIP, ka folur rreth jetës së saj private në “Goca dhe Gra”. Ajo ka rrëfyer se...

1919 – Kalimi i parë ajror i Atlantikut nga balona britanike R34: kur qielli u bë rrugë

Më 6 korrik 1919, një balonë ajrore britanike me emrin R34 u ul në Mineola, Long Island, pranë Nju Jorkut, duke përfunduar me sukses...

Avokati i Ilir Metës në merak edhe për bashkitë: Janë bërë si Komitetet Ekzekutive

Avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani, ka sulmuar kryeministri Edi Rama në lidhje me ndërhyrjen që ky i fundit bëri gjatë kësaj jave në...

Malaj sherr live me gazetarin: Mos më fol për ndërzimin e lopëve mua

Një debat i ashpër është zhvilluar në “Off the Record” mes analistit Floger Muça dhe ish-ministrit të Financave, Arben Malaj. Gjithçka nisi kur Malaj, akuzoi...

Shkak telefoni i Laert Haxhiut, shkarkohet drejtori i burgut të Drenovës, Fatjon Fasho

Shkarkohet pa shkresë drejtori i burgut të Drenovës. Burime bëjnë me dije se Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka shkarkuar drejtorin Fatjon Fasho. Nga komunikimi...

Lajme të tjera

Web TV