Dy shtetas shqiptare janë arrestuar nga autoritetet italiane nën akuzën e grabitjes në banesa të ndryshme në Milano të Italisë. Sipas mediave vendase, në pranga janë vënë shtetasit A. R., 43 vjeç dhe M. K., 31 vjeç. Këta persona, sipas policisë dyshohet se janë autorë të disa vjedhjeve në banesa ndërsa policia u ka kapur edhe sendet që përdornin për të hyrë në to.
Sipas raportimeve, shqiptarët synonin banesa në të cilët pronarët e tyre u largonin dhe më pas hynin brenda duke marrë sendet me vlerë.
Arrestimi i tyre u bë në flagrancë teksa grabisnin një banesë në “Baldinuçi” rreth orës 4:40 të mëngjesit. Kanë qenë banorët të cilët kanë njoftuar policinë, ndërsa më parë ishin bërë disa denoncime ndaj dy shqiptarëve. Gjatë momentit të arrestimit, policia i kapi dy shqiptarët me çanta të mbushura me bizhuteri që vlenin mijëra euro.