Pas 3 vitesh Shaqiri braktis Liverpoolin, arrin akordin me skuadrën e re

E ardhmja e sulmuesit me origjinë shqiptare, Xherdan Shaqiri mesa duket do të jetë në Francë, me skuadrën e Lyon.

Sipas gazetarit Gianluca Di Marzio, futbollisti i Liverpool ka arritur një marrëveshje me Lyon për të vazhduar karrierën e tij sportive atje.

Tani ka ngalur vetëm që të konkretizohet marrëveshja midis dy klubeve. Anglezët duan tetë milionë euro, ndërsa francezët ofrojnë vetëm gjashtë.

Para pak kohësh në merkato u përfol për një kalim të tijin tek Lazio, por mesa duket destinacioni i Shaqirit do të jetë Franca.

Diferenca nuk është shumë e madhe dhe dëshira e mire nga të dyja palët do ta lehtësojë nënshkrimin, i cili mund të mbyllet në ditët në vijim./ As.com