Pas largimit të Messit/ Barcelona në sulm për xhevahirin e madh 17-vjeçar turk

Barcelona është një hap larg nënshkrimit me Emre Demir, një sulmues 17-vjeçar nga Kayserispor.

Barcelona synon të kapë talentin më të madh të ri turk. Emre Demir, 17-vjeçar është nën shënjestrën e klubit katalanas, që tashmë ka bërë një ofertë për të.

Barça ka ndjekur Emre Demirin për disa vite dhe ka paraqitur një propozim zyrtar për të. Oferta arrin në dy milionë për Kayserispor dhe në tryezë, ka një kontratë 5-vjeçare për xhevahirin turk, i cili sapo ka parë se si Yusuf Demir, austriak por me origjinë osmane, nënshkroi me blaugranat dhe ka bërë një parasezon të mirë me Koeman.

Analiza e Emre Demir në BeSoccer

Demir është një talent i madh. Për shkak të moshës së tij, ai mund të qëndrojë akoma më shumë në Turqi, para se të mbushte 18 vjeç dhe më pas të përfundojë transferimin në Barcelonë. Emre Demir është rritur në ekipet e lidhura me Kayserispor, ai ka luajtur në ekipin e parë për 3 sezonet e fundit.

Ai lindi më 15 janar 2004 dhe u bë futbollisti më i ri në historinë e Superligës turke që shënoi gol, e bëri atë 2 sezone më parë kur ishte vetëm 15 vjeç.

Analiza e Emre Demir në BeSoccer.