Premier League/ Manchester United kërkon rikthimin e lavdisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Alex Fergusson e mbylli karrierën e tij si trajner në verën e 2013-ës, pas 27 vitesh në pankinën e Manchester United dhe bashkë me largimin e tij, mori fund edhe lavdia e “djajve të kuq” që në 8 sezonet e ardhshme kanë ndërruar shumë trajnerë e lojtarë, por kanë njohur shumë pak suksese.

Prej më shumë se 18 muajsh, drejtimi i klubit i është besuar një emri si Solskjaer, që ka lënë gjurmë me fanellën e “djajve të kuq” si futbollist dhe tani është gati të bëjë të njëjtën gjë edhe si trajner, pasi sezonin që lamë pas dërgoi skuadrën në finalen e Europa Leagues dhe njëkohësisht e mbylli kampionatin në vendin e dytë të renditjes.

Këtë verë drejtuesit e klubit kanë lëvizur mjaft mirë në merkato, duke sjellë në “Old Trafford” dy emra të bujshëm si Raphael Varane dhe Jadon Sancho, të cilët pritet të zënë vend në formacionin e Man. United dhe të shtojnë ndjeshëm forcën e skuadrës në fushë.

Rikthimi te suksesi duket gjithmonë e më pranë në “Teatrin e Ëndrrave”, pasi me afrimet e fundit në merkato, të gjithë besojnë se skuadra do të jetë shumë më e fortë këtë sezon dhe do të provojë të ngrejë sërish lart titullin kampion, trofe që për herë të fundit e ka fituar pikërisht në sezonin e fundit të Fergusson, më 2013-ën.

Edhe emrat në organikën e Solskjaer duken vërtetë bindës e konkurrues, duke nisur që nga porta, ku David De Gea dhe Dean Henderson do të vijojnë betejën me njëri-tjetrin dhe sulmuesit kundërshtarë, për të mbajtur të paprekur rrjetën e ‘djajve të kuq”.

Në mbrojtje forcës fizike të Harry Maguire, do t’i shtohet tashmë edhe shpejtësia e Raphael Varanje, një mbrojtës ekspert që ka fituar shumë në karrierën e tij me Francën dhe sidomos me Realin e Madridit. Në krah është konfirmuar Luke Shaë në krahun e majtë, me anglezin që prej kohësh ka rritur ndjeshëm nivelin e tij dhe këtë e konfirmoi edhe në Euro 2020, ndërsa në krahun tjetër për momentin është Ëan-Bissaka, por drejtuesit mund të sjellin edhe anglezin tjetër Kieran Trippier, i cili ka kërkuar zyrtarisht largimin nga Atletico e Madridit.

Lexo edhe :  Lewandowski: Doja të shkoja te Manchester United, por klubi...

“Thembra e Akilit” për formacionin e Solskjaer mbetet shkatërruesi, pasi Fred e McTominay nuk janë shumë të besueshëm para mbrojtjes, ndaj tekniku norvegjez u ka kërkuar drejtuesve që të provojnë afrimin e njërit mes Declan Rice dhe Ëilfrid Ndidi, të cilët po bëjnë mjaft mirë në skuadrat përkatëse dhe kanë një vlerë prej rreth 60 milionë eurosh, para që “djajtë e kuq’ shpresojnë t’i arkëtojnë nga shitja e futbollistëve që nuk bëjnë pjesë në planet e klubit.

Megjithatë plani B i trajnerit norvegjez është që të ndryshojë skemë, nga 4-2-3-1 në 4-3-3, në mënyrë që të përfshijë në formacion francezin Paul Pogba, nëse ky i fundit vendos të qëndrojë, të tërheqë më mbrapa portugezin Fernandes dhe në qendër të alternojë emra si Fred, McTominay e Matic.

Shumë më i qetë është trajneri Solskjaer, kur hedh sytë nga reparti i sulmit, ku në qendër Anthony Martial dhe Edinson Cavani do të duelojnë për një vend titullari, ndërsa në krahun e djathtë vendi në formacion i takon Jadon Sanchos, me Greenëood e Matën të gatshëm ta zëvendësojnë.

Situatë komode edhe në krahun e majtë të sulmit, ku titullar shihet Marcus Rashford, por në pritje të rikuperimit të tij nga një dëmtim në shpatull, do t’i jepet shansi të tregojë veten, anësorit Jesse Lingard, i cili u rikthye nga huazimi mjaft i suksesshëm te Ëest Ham.

Tashmë Solskjaer ka jo vetëm një ndërthurje perfekte mes eksperiencës e talentit, por edhe lojtarë që bëjnë diferencën, e mbi të gjitha alternativa të shumta për çdo rol e rreshtim që dëshiron të përdorë, ndaj rikthimi te suksesi duket më pranë se kurrë. /supersport.al

Të fundit

Ylli katalanas refuzoi 100 milionë euro nga Arabia Saudite

Pini Zahavi, agjenti i Robert Lewandowski-t ka zbuluar ofertën e bujshme që ka refuzuar lojtari i tij vetëm për...

Mjeshtri i Madh Bujar Asqeriu feston 69 vjetorin

Sot, aktori i madh dhe një ndër njerëzit më të vyer të skenës shqiptare, Bujar Asqeriu feston ditëlindjen. Në këtë 13 dhjetor, Mjeshtri i Madh...

Alizoti ironizon Ramën: Kryeministri s’i ndërpret pushimet

Deputeti demokrat, Tomorr Alizoti, ka komentuar në studion e Syri Tv situatën problematike të zjarreve në vendin tonë. Alizoti theksoi se Shqipëria vijon të...

Pas zjarreve, Greqia tani përballet me një tërmet

Sikur të mos mjaftonin zjarret shkatërrimtare, Greqia është përballur mbrëmjen e së mërkurës dhe me një tërmet të fortë. Sipas të dhënave nga EMSC, tërmeti...

“Tornado” godet shqiptarin në Itali, i gjenden të fshehura 700 mijë euro

Një shtetas shqiptar është vënë në qendër të një hetimi të thelluar nga autoritetet italiane, si pjesë e një organizate ndërkombëtare të trafikut të...

Lajme të tjera

Web TV