Pas largimit nga Barcelona, klub ku qëndroi 21 vite, Lionel Mesi është pritur nga mijëra tifozë të PSG-së në Paris.
Me numrin 30 mbi shpinë, gjashtë herë fituesi i topit të artë Lionel Mesi bëri “paradën e prezantimit”. Padyshim që kalimi i Mesit nga Barcelona tek klubi francez mund të quhet si stransferimi i shekullit. Ylli argjentinas foli për tema të shumta duke treguar se i erdhi keq duke u larguar nga Barcelona, por edhe për entuziazmin që pret të shohë me shokët e rinj si Nejmar dhe Mbape: “Sa i përket ndikimit në Ligue 1, unë mendoj se Kampionati po shkon në një nivel tjetër. Edhe në të drejtat televizive, dhe partneritete marketingu. Të gjithë tani duan të shohin PSG-në e Messit. Kjo rrit vlerën e klubeve të tjera. Presidentët e tjerë më falënderuan për transferimin. Ne nuk po e bëjmë këtë vetëm për klubin, por edhe për Francën dhe Ligue 1.”. me tej Mesi e la disi evazive momentin kur do të bashkohet me klubin në një ndeshje zyrtare, e cila do të jetë e para e një rrugëtimi interesant, pasi nga Mesi shumë presin dhe ai gjithnjë ka ditur të dhurojë për futbollin. “Nuk e di akoma kur do të debutoj, kam marrë një muaj pushim, sapo kam takuar stafin, dhe më pas duhet të filloj stërvitjen. Por dua të nis sa më shpejt të jetë e mundur. Por nuk ka ende një datë”. Gjithashtu ai mbetet me “kokën pas”, pasi vijon të thotë fjalë të mira për Barcelonën ku shkoi si një fëmijë 13 vjeç dhe u largua pas 21 vitesh qëndrim në klubin e madh spanjoll. “Para se të largohesha nga Barça, u thashë tifozëve: Unë gjithmonë do të jem mirënjohës për dashurinë e treguar. Është shtëpia ime. Kam përjetuar shumë që nga fëmijëria ime. Ata e dinin që unë do të shkoja në një ekip konkurrues sepse jam fitues. Nuk kisha asnjë dyshim se PSG ndau qëllimet e mia. Të shohim nëse takohemi përsëri me Barçën.”, tha Mesi. “Unë e kam ndjekur Ligue 1 sepse kam miq këtu, siç thashë. Ligue 1 është një kampionat që ka përparuar mirë vitet e fundit, veçanërisht falë PSG-së. E bën atë më konkurruese. Konkurrentët gjithashtu po përparojnë dhe duan të mposhtin Parisin. Do të jetë një stadium i ri, kundërshtarë të rinj”. Tek PSG do të gjejë dy yjëe të futbollit, Nejmar dhe Mbape. “Nejmar dhe Mbape? Po, natyrisht, siç thashë më herët, unë tashmë njoh njerëz këtu. Në këtë ekip ka lojtarë të mëdhenj, mezi pres të stërvitem dhe të luaj. Sepse do të luaj me më të mirët, diçka e bukur për të jetuar. Kur shikoj skuadrën, shoh shumë mundësi për të arritur qëllimet. PSG dhe unë po kërkojmë të njëjtën gjë. Tani që jemi ribashkuar, shpresoj se do të jemi më të fortë për të arritur atje. Nejmar, Di Maria, Paredes: Kam pasur kontakte me disa lojtarë. Ky ishte ndikimi më i madh.”, shtoi Mesi. “Mendoj se po vij në një ekip të suksesshëm. Unë mund të ndihmoj skuadrën duke u përpjekur të jap maksimumin tim. Ëndrra ime është të jem në gjendje të fitoj edhe njëherë Champions-in. Detajet e vogla do të bëjnë diferencën. Ne e dimë se sa e vështirë është Liga e Kampionëve, edhe PSG-ja gjithashtu. Duke qenë shumë afër fitimit të tij, është gjithmonë e vështirë. Duhet një grup i bashkuar, i fortë. Edhe pak fat, sepse ky është një faktor përcaktues. Jo gjithmonë fiton më i miri”, tha ndër të tjera argjentinasi, që tashmë ka nisur një aventurë të re në kryeqytetin francez. “Në Barcelonë, sapo u lançua njoftimi për shtyp, tifozët ndodheshin jashtë! Eshte cmenduri. Shpresoj se mund ta shijoj shumë këtë stadium dhe qytet. Dhe shpresoj se do të jetë një sezon i mrekullueshëm. Gjithçka që më ka ndodhur javën e fundit, ishte e vështirë, e papritur, por në të njëjtën kohë, shumë e shpejtë. Ka shumë entuziazëm. Unë jam shumë i lumtur që jam këtu. Unë duhet t’i kem asimiluar të gjitha këto ndjenja për një javë. Ne bëmë atë që mundëm”, përfundoi Mesi konferencën për shtyp. Ndonëse paga e tij konsiderohet si stratosferike duke kapur shifrën 35 milionë euro neto në sezon, klubi ka mundësi të “rikuperojë”, me një futbollist si Mesi. Plot 250 mijë bluza me emrin e tij u shitën brenda një ore, ku tifozët qëndruan me orë të gjata për të blerë fanelën e PSG-së me numrin 30 të Mesit.
Parakalojnë Realin, fatura e rrogave të PSG-së arrijnë shifrën stratosferike
Me transferimin e Lionel Mesit dhe rrogën 35 milionë euro neto në sezon, fatura e pagave të gjigantëve francezë të PSG-së mbërrin në 302 milionë euro dhe lë pas atë të Realit të Madridit (250 milionë euro). Një pjesë e mirë e faturës së spanjollëve u lirua prej largimit të kapitenit Serxho Ramos, i cili firmosi pikërisht me PSG-në dhe e qendërmbrojtësi tjetër, Rafael Varan (u transferua te Mançester Junajtidi). Dhe nëse Kilië Mbape do të rinovojë në “Parc des Princes”, atëherë shpenzimet e klubit parisien do të shtoheshin akoma më shumë. Sot, PSG ka faturën e rrogave më të shtrenjtë në botë jo vetëm për një klub futbolli, por edhe për çdo klub sportiv në planet. Në vend të tretë, renditet Mançester Junajtid me bilancin e rrogave që u shkon 237 milionë euro. Në vend të katërt zbret Barcelona. Dhe është pikërisht efekti Mesi që sjell një zbritje prej tri shkallësh të klubit katalanas, që me “Pleshtin” në skuadër ishin klubi sportiv me rrogat më të larta (281 milionë euro). Pas katër klubeve të futbollit, vendin e pestë e plotëson skuadra amerikane e bejsbollit, Los Anxheles Doxhers (227 milionë euro). Juventusi renditet në vend të gjashtë me faturën 217 milionë euro, ndjekur nga Bajerni i Mynihut (195 milionë euro), Çelsi (192 milionë euro), Dallas Kaubojs (futboll amerikan, 186 milionë euro) dhe Klivlend Brauns (185 milionë euro).
Kahn skeptik për PSG-në: Të frikshëm në letër, por a do të mjaftojë kjo?
Ëijnaldum, Sergio Ramos, Hakimi, Donnarumma dhe së fundi Lionel Messi janë emrat e bujshëm që zgjodhën të transferohen te Paris Saint Germain, ku do të gjejnë edhe futbollistë të tjerë të kalibrit botëror si Neymar, Mbappe, Verratti, Marquinhos, Di Maria etj.
Të gjithë së bashku e bëjnë klubin kryeqytetas pa diskutim më të fortin në letër dhe favoritin absolut për të triumfuar në çdo kompeticion ku do të marrin pjesë, megjithatë ka edhe njerëz që shohin me skepticizëm Paris Saint Germain dhe nuk janë aspak të bindur që ata mund të bëjnë gjëra të mëdha.
Një ndër ta është edhe ish legjenda gjermane e portës, Olivier Kahn, i cili aktualisht mban postin e drejtuesit më të lartë të Bayernit të Mynihut dhe në një event sponsorizimi shprehu gjithë dyshimet e tij mbi suksesin e klubit parizien.
“Nëse shikon emrat që kanë në skuadër, ata janë një ekip i jashtëzakonshëm këtë sezon. Por a mjafton kjo? Është vërtetë diçka e shumë impresionuese të shohësh një ekip me sulm të përbërë nga emra si Neymar, Messi e Mbappe, absolutisht më të mirën në rolet e tyre, por sfida është që ata të përshtaten përkrah njëri-tjetrit. Nuk do të jetë aspak e lehtë të bëjnë një grup të fortë, pasi futbolli është një sport kolektiv dhe nuk fiton dot nëse nuk ke skuadër të harmonizuar. Shembullin më të mirë na e dha Italia në Europian, që ndonëse pa yje të kalibrit të lartë, ia doli të triumfojë, duke bindur përballë çdo kundërshtari, pasi kishte një grup të vërtetë, të jashtëzakonshëm”, deklaroi ish portieri gjerman. /supersport.al
Mesi të kushton, PSG gati të largoje disa futbollistë
Kalimi i Lionel Mesit nga Barcelona te Paris SG u zyrtarizua që ditën e martë, duke shënuar edhe transferimin më të bujshëm të kësaj vere në botën e futbollit. Pavarësisht parave të investuara sigurisht për nga pesha dhe rëndësia askush nuk mund të krahasohet me futbollistin e famshëm argjentinas, as Jack Grealish as Romelu Lukaku dhe as Harry Kane, natyrisht gjithmonë nëse sulmuesi i “spurs” do të largohet nga Tottenham Hotspur për t’u zhvendosur në Manchester në radhët e “sky blues”.
Mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë ndërkohë në të ardhmen me dy sulmuesit e tjerë Erling Haaland dhe Kylian Mbappe sidoqoftë transferimi i Leo Mesit te kuqeblutë pritet të shkaktojë edhe efektin e shumëpritur zinxhir, duke nxjerrë në treg një sërë lojtarësh të skuadrës pariziene. Tani në mënyrë të kuptueshme Leonardo, që mbulon detyrën e Drejtorit Sportiv të klubit duhet të mendojë për të lehtësuar kontigjentin e lojtarëve, pasi grupi që ka në dispozicion trajneri Mauricio Pochettino përbëhet nga plot 34 futbollistë.
Në fakt ishin 35 por në fundin e muajit korrik portieri Alphonse Areola që sezonin e kaluar u aktivizua në ishull te Fulham, kaloi në formë huazimi te Ëest Ham United për edicionin e ri të futbollit anglez. Drejtuesit e Paris SG mendohet se do të shkurtojnë listën e lojtarëve të ekipit edhe me plot 9 futbollistë të tjerë, për të reduktuar shpenzimet dhe rregulluar bilancin e klubit. Krerët e klubit parizien po mundohen të gjejnë zgjidhjet e duhura për të zbutur sado pak humbjet dhe Presidenti Nasser Al-Khelaifi është i shtrënguar për të hequr dorë nga disa lojtarë, duke pasur parasysh që me afrimin e Mesit shpenzimet e pagave prekin shifrën e 300 milionë eurove.
Më datën 20 korrik e përditshmja e mirënjohur franceze L’Equipe zbuloi se krerët e Paris SG kishin informuar Drejtorinë Kombëtare të Kontrollit dhe Menaxhimit, DNCG, një organ që monitoron në mënyrë të veçantë futbollin francez, mbi objektivin e drejtuesve për të rikuperuar pak a shumë rreth 180 milionë euro nga shitja e futbollistëve, për të kompensuar në këtë mënyrë deficitin që luhatet nga 250 deri në 300 milionë euro në llogaritë e arkës së klubit. Ky ishte informacioni i atëhershëm, ndërsa tani me transferimin e Mesit është e qartë që gjithçka do të ndryshojë sërish, në këtë aspekt.
Nëntë emrat e lakuar në mediat franceze janë Thilo Kehrer, Abdou Diallo, Rafinha, Icardi, Ander Herrera, Sergio Rico, Layvin Kurzaëa, Pablo Sarabia si dhe 31-vjecari Idrissa Gueye. Është e kuptueshme që tani nevojiten sakrifica në repartet e tjera të skuadrës, pasi sulmi i ekipit është i kompletuar. Kylian Mbappe ka hyrë tashmë në vitin e tij të fundit të kontratës, kështu që problemi më i madh i drejtuesve të Paris SG do të jetë rinovimi me 22-vjeçarin parizien, për të formuar kështu treshen e ëndrrave Messi – Neymar – Mbappe, për të cilën drejtuesit apo dhe tifozët e klubit kryeqytetas shpresojnë shumë që të bëjë akoma më mirë edhe se vetë treshja më e mirë që është parë deri më sot te Barca, pra Messi – Suarez – Neymar. /supersport.al