12 gusht 2000/ “Kurks”, tmerri brenda nëndetëses bërthamore ruse ku vdiqen e 118 ushtarakë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Misteri i dy shpërthimeve të fuqishme që shkatërruan anijen nënujore më të mirë të flotës Ruse

Nga Leonard Veizi

Ajo lundronte e qetë dhe krenare në ujrat e Arktikut po aq e qetë dhe krenare sa dhe “Titaniku” 88 vite më parë. E cilësuar si anija më moderne e flotës ruse, “Kurks” ishte vërtet fjala e fundit e shkencës sa i përket fushës së armatimit nënujor. E koduar si nëndetësja K-141, ajo ishte një nga armët më të fuqishme në botë. Dhe urën e komandimit komanda e lartë ruse ia kishte besuar kapiteni i rangut të parë, Gennadiy Petrovich Lyachin…

…K-141 “Kursk” është më e mira në divizionin e 7-të. Sherbimet e fshehta konfirmuan qe ishte Nëndetesja Bërthamore Ruse “Kursk”, ishte projektuar dhe e ndërtuar për të shkatërruar çdo lloj mjeti apo grup mjetesh lundruese detare perfshi edhe aeroplanmbajtëset. Në bordin e saj 23% e anëtarëve të ekuipazhit cilësoheshin mjeshtra ushtarakë. Pjesa e mbetur prej 77% ishin specialistë të klasave 1 dhe 2. Thënë shkurt, me një nëndetëse të tillë merte plotësisht vlerë dhe shprehja e gjeneralit Zheleznov, i cili shpreheh se me një nëndetëse të tillë mund t’i ccantemespërmes Italinë, të kafshonte Francën në jug të saj dhe të dilte nga Mesdheu në Atlantik. Pastaj… “ecni nëndetëset e mija…”. Por Kurks do të pësonte fatin e Titanikut. Jo në lundrimin e parë të saj, por gjithsesi në një prej lundrimeve stërvitore, ku pakush mendonte se një anije e tillë, me masa sigurije të jashtëzakonshme, të mund të pësonte një avari sa të mos ngrihej dot nga fundi i detit ku kishte ngecur. Ishin ujrat e detit Barents në Oqeanin e Ngrirë të Veriut

Të dhënat

Nendetesja “K-141 Kursk” ishte krenaria e Marines Ruse. E dyta për nga madhësia pas nëndeteseve tip“Tajfun”, por më e re se ato. Ishte arritja më e madhe e shkencës së aplikuar ndonjëherë tek nëndeteset berthamore ruse. Filloi së ndërtuari në vitin 1990 në Kantierin Ushtarak Detar të Severodvinsk në veri të Rusise. “Kursk” u fut në shërbim me 30 Dhjetor 1994. Ishte e gjatë 154 metra. Kishte një pararësi qëndrimi nën ujë deri 4 muaj. Lundronte me shpejtësi 32 nyje (59 km/h) nën ujë dhe 16 nyje (30 km/h) mbi ujë. Ishte e projektuar të zhytej në një thellësi deri 420 metra për të kryer një aktivitet normal. Ndërsa thellësia e sigurie së saj limit shkonte deri 500 metra. Për armatim kishte 24 copë raketa supersonike P-700 Granit me rreze të gjatë veprimi e 20 km lartësi fluturimi, 24 silura dhe 8 aparate lëshimi silurash e raketash. Nëndetsja K-141 ishte e aftë të çante akujt e Arktikut. Ajo ishte e pakapshme magnetikisht  Të gjitha këto mundësi dhe aftësi goditëse, padyshim e bënin atë krenarinë e Flotës Ruse.

Stërvitja

“Kursk”, pësoi avari vdekjeprurëse në gushtin e vitit 2000. Më 25 korrik 1999, ekuipazhi i “Kursk” mori pjesë në paradën detare kushtuar “Ditës së Marinës” në Severomorsk. Ato ditë ekuipazhi po përgatitej për një lundrim të ri në distanca të gjata si pjesë e një grupimi të fuqishëm anijesh ruse. Më 12 gusht do të mbyllej stërvitja e madhe e Flotës së Veriut, në të cilën morën pjesë pothuaj të gjitha anijet e flotës. Lëshimet e raketave dhe qitjet me silure kishin kaluar. Komanda e flotës duket se ishte plotësisht e kënaqur me rezultatet. Prova e gatishmërisë për lundrimin e radhës në Mesdhe ishte dhënë me notën shkëlqyeshëm. Kishte mbetur i fundit sulmi mësimor i kryqzorit atomik raketombajtës K-141 (Kurskut) kundër grupimit të anijeve luftarake. Në grupin e anijeve në përbërje të të cilëve ishte edhe kryqëzori i rëndë atomik, raketambajtës “Pjetri i Parë”. Shigjetat e orëve të anijeve tregonin 11 e 37 minuta. Rajoni ishte i studiuar mirë, të gjithë e dinin deri në hollësitë më të vogla, atje s`ka rreziqe navigacionale, nuk ka asnjë objekt të mbytur. Grupimi përforcoi vrojtimin akustik dhe vizual. “Kursku” mund të sulmonte në çdo çast, ndaj kishte rëndësi dëgjimi i qitjes me silure dhe pastaj dalja e silurës në sipërfaqe, dhe dërgimi i silurkapsesn për ta ngritur në bordin e saj. Por me gjithë vëmendjen e akustikëve dhe sinjalizuesve – vetëm qetësi. Në ora 14 e 12 minuta grupimi doli nga rajoni i qitjes. Qitja me silurë ishte ndërprerë, ndërsa shkaqet askush nuk mund t’i shpjegonte. Duhej pritur raporti i komandantit të “Kurskut”, Ljacin. Admiral Vlacesllav Popovi tregon se stërvitja e flotës po ecte mirë deri me 12 gusht, kur ishin lëshuar të gjitha raketat nga kryqzori “Pjetri i Madh” dhe u ekperimentua me sukses kompleksi i bashit “Fort”. Pra mbeti vetem qitja me silurë nga “Kursku” dhe kundërveprimi i grupimit të forcave të mbiujshme. Qitje nuk pati, por kjo ndodh jo rrallë, si rezultat i një seri shkaqesh teknike e taktike. Kaluam në rajonin nga ku “Kursku” do të bënte qitje; nuk u zbulua gjë. Në muajin gusht në detin Barenc hidrologjia është shumë e keqe, e ashtuquajtura tipi 6. Më 11 gusht për herë të fundit tingëlloi zëri i komandantit të “Kurskut”- kapitenit të rangut të parë, Ljacinit. Raportoi pas lëshimit me sukses nga thellësia e raketës. Pas mbarimit të bisedës nëndetësja u zhduk në thellesitë e detit Barenc. Por këtë herë përgjithmonë…

Lexo edhe :  Arrestimi i Musine Kokalarit, intelektualja disidente e regjimit komunist

Shpërthimi

Alarmues ishte fakti që kryqëzori i madh i tipit “Antej 2” nuk u përgjigjej sinjaleve të shpëtuesve. “Të shtunën më 12 gusht të vitit 2000, në ora 11:27 minuta e 27 sekonda, sipas orës së Moskës, kompjuteri i stacionit Sizmiologjik “Kapacok” në Norvegjinë Veriore, regjistroi një shpërthim në rajonin e stërvitjeve në detin Barenc. Pas 2 minuta e 15 sekonda u dëgjua shpërthimi i dytë, për nga fuqia i barabartë me një tërmet jo të madh. Shpërthimi i dytë e tronditi “Kursk”-in me forcën e barabartë me dy ton lëndë shpërthyese. Në lokalin e shtatë bien raftet metalike, fluturojnë arkat, trupi i çeliktë pëson çarje. Lokalin e parë të silurave e preu si me gijotinë. Uragani i shpërthimit të shumë silurave në lokalin e bashit drejtohet për në kiç, duke shkatërruar paratijet hermetike të blinduara, si të ishin prej kartoni. Goditja e zjarrtë zhduku gjithçka, që ishte në lokalin e dytë…në lokalin më të populluar, të tretin, të katërtin, të pestin… Forca e shpërthimit u dobësua vetëm përpara lokalit të gjashtë… i përforcuari, lokali i reaktorëve. Të 118 anëtarët e ekuipazhit gjetën vdekjen.

Vendimi i Putinit

Presidenti rus Vladimir Putin u kritikua që nuk kërkoi menjëherë ndihmë ndërkombëtare pas aksidentit në gusht të vitit 2000. Pas kësaj tragjedie, Putin kishte vendosur që të mos kërkonte ndihmë nga autoritetet ndërkombëtare. Shumë e cilësojnë vendimin e Putin-it si barometër i autoritetit të tij. Edhe pse asokohe, Putin njihej si një ish-oficer i KGB-së, ai nuk e kishte fuqinë që mori më pas. Asokohe autoritetet ruse akuzonin SHBA-në dhe Britaninë kinse kishin spiunuar ushtrimet e tyre ushtarake. Megjithatë, amerikanët kishin reaguar duke thënë se rusët kishin fshehur ndonjë armë të re vdekjeprurëse, që kishte shkaktuar atë shpërthim. Sipas një artikulli të “Ozy”, mendohet se nëndetësja “Kursk” megjithatë nuk kishte transportuar armë moderne, por raketa të vjetra nënujore të mbushura me HTP, substancë kjo e ndaluar për përdorim qysh gjatë viteve ‘50. Nëse kjo substancë e quajtur HTP rrjedh në ndonjë pjesë tjetër të raketës, brenda pak sekondave ndodh një reaksion kimik që mund të shkaktoj një shpërthim të fuqishëm vdekjeprurës. Dhe sipas rezultateve zyrtare të hetuesve qeveritar, ekzistojnë gjasa të mëdha që një gjë e tillë të ketë ndodhur edhe gjatë shpërthimit të parë në Kursk. Ndërsa shpërthimi i dytë që kishte ndodhur dhe që ishte regjistruar nga Instituti Sizmologjik në Alaskë, ka ndodhur kur nëndetësja ka prekur tokën, gjë që kishte nxitur shpërthimin e raketave tjera. Shumica e anëtarëve të ekuipazhit kishte vdekur brenda pak minutave. Ndërsa vetëm 23 persona kishin mbijetuar për plotë katër orë, por nuk kanë mundur të shpëtohen pasi ishin ngujuar në nëndetëse.

Të fundit

Si u dogj Durrësi në vitet 170/171 pas Krishtit

Çfarë tregojnë dy thesaret e zbuluara në Durrës në vitin 1941 dhe vitin 2010, për shkatërrimin e qyteteve të...

Prokuroria kërkon arrestimin për dy arkitektët e njohur Stefano Boeri dhe Cino Zucchi

Prokuroria e Milanos ka kërkuar arrest shtëpiak për arkitektët Stefano Boeri dhe Cino Zucchi, të hetuar për manipulim të tenderëve në hetimin për ndërtimin...

Bekim Balaj fiton “Këpucën e Artë” 2024 në Superiore

Me 18 gola në 36 ndeshje gjatë sezonit 2023-2024, Bekim Balaj është fituesi i “Këpucës së Artë” në kampionatin “Abissnet Superiore”. Balaj shënoi gola të...

Çfarë nuk e konsumojmë kurrë me stomakun bosh

Shumë prej nesh zgjohen në mëngjes dhe kanë një rutinë të bazuar kryesisht në nxitimin tonë për të shkuar në punë. Shumë prej nesh zgjohen...

Afera Partizani/ Ngjela: Berisha e dhëndri do dënohen, u sekuestrojnë edhe pronat!

Avokati Spartak Ngjela i ftuar ne nje dalje televizive, shprehet se ish-kryeministri Sali Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi do të dënohen për aferën...

Lajme të tjera

Web TV