Liverpool fiton pastër ndaj Norwich City, Milot Rashica debuton si titullar në Premier League

Liverpool nuk ka suprizuar në javën e parë të Premier League duke fituar pastër 0-3 në transfertën e Norwich.

Golat për ‘The Reds’ u shënuan nga Jota, Firmino dhe Salah për të hipotekuar 3 pikët e para sezonale.

Nga vendasit sulmuesi shqiptar nga Kosova, Milot Rashica debutoi si titullar teksa u zëvendësua në minutën e 77-të. Ishte ndeshja e parë për 25-vjeçarin në Premier League.

Ai vendosi të lërë Werder Bremenin këtë verë për të kaluar tek Norwich që sapo është ngjitur nga Championship në Premier League.