OBSH cakton një ekip të ri për të zbuluar origjinën e Covid-19

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha më 13 gusht se po krijon një grup të ri për të hetuar origjinën e koronavirusit të ri përmes së cilit synon të mbajë larg “debatet politike” për këtë çështje.

Pamundësia e OBSH-së për ta thënë se ku dhe si filloi përhapja e koronavirusit ka nxitur tensione mes vendeve të saj anëtare, Kinës dhe SHBA-së.

Rastet e para me koronavirusin e ri u zbuluan për herë të parë në Vuhan të Kinës në fund të vitit 2019, por ende shumë pak dihet për origjinën e këtij virusi.

OBSH-ja u bëri thirrje të gjitha qeverive që të bashkëpunojnë për të përshpejtuar studimet lidhur me origjinën e pandemisë COVID-19 dhe “për të depolitizuar situatën”.

Grupi i ri që do të merret me origjinën e koronavirusit të ri është quajtur Grupi Shkencor Ndërkombëtar Këshillimor për Origjinat e Patogjenëve të Ri.

“Të gjithë duhet të punojmë së bashku. Jo vetëm unë, por të gjithë duan të dinë origjinën e pandemisë më të keqe në një shekull”, tha zëdhënësja e OBSH -së, Fadela Chaib, në një konferencë të Kombeve të Bashkuara të premten.

Uashingtoni përshëndeti planin e OBSH-së, duke potencuar rëndësinë e “studimeve të bazuara në shkencë për të gjetur origjinën e kësaj pandemie”.

Presidenti amerikan, Joe Biden, në fund të muajit maj urdhëroi agjencitë e inteligjencës që të hulumtojnë përgjigjen mbi origjinën e COVID-19 dhe të raportojnë për gjetjet brenda 90 ditësh.

Në janar dhe shkurt, një ekip i OBSH-së qëndroi për katër javë në Vuhan dhe së bashku me ekspertët kinezë bënë përpjekje për të gjetur origjinën e koronavirusit.

Në raportin e tij përfundimtar, ekipi tha se virusi ndoshta ishte transmetuar nga lakuriqët tek njerëzit përmes një kafshe tjetër. Ai tha se një rrjedhje nga një laborator ishte “jashtëzakonisht e pamundur”.

Lexo edhe :  Tensionet me Vladimir Putin - Donald Trump pyet Zelensky-n nëse mund të godasë Moskën

 

Të fundit

Pse Wirtz refuzoi klubin më të madh në Gjermani? Arsyen e tregon babai i lojtarit

Florian Wirtz është një nga transferimet më të përfolura të kësaj vere, pasi anësori i sulmit vendosi të largohej...

Aksident i trefishtë në Maliq, të plagosurit drejt spitalit të Korçës

Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në afërsi të fshatit Symizë të Maliqit. Sipas raportimeve paraprake për media, në aksident janë përfshirë 3...

Reagon kancelari gjerman: Qasja e Izraelit ndaj Gazës nuk është më e pranueshme

Kancelari Friedrich Merz bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në enklavën e rrethuar, ndërkohë që këtë javë numri i të vdekurve atje e...

“Messi nuk më foli për tre muaj, pastaj…”

Një episod i pazakontë ka dalë në dritë nga brenda dhomave të zhveshjes së Argjentinës dhe PSG-së, me protagonistë Lionel Messin dhe Leandro Paredes....

Bie numri i pushuesve në Tushemisht, operatorët tregojnë arsyet

Në kulmin e sezonit veror, Tushemishti, një nga fshatrat më të bukur dhe të vizituar të Pogradecit, po përballet me mungesë të theksuar pushuesish....

Lajme të tjera

Web TV