SHBA ngre alarmin/ Kërcënime për terrorizëm në prag të 11 shtatorit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Departamenti Amerikan i Sigurisë Kombëtare lëshoi ​alarmin për terrorizëm duke cituar kërcënimet e mundshme që vijnë nga jashtë dhe brenda Shteteve të Bashkuara dhe duke përmendur rrezikun e “dhunës së synuar” në njëzetvjetorin e sulmeve të 11 shtatorit 2001 dhe për festat e ardhshme fetare.

Në buletin lexohet gjithashtu se si Al Kaeda në Gadishullin Arabik publikoi kohët e fundit kopjen e parë angleze të revistës së saj “Inspire” pas katër vitesh, duke demonstruar sesi organizatat terroriste ndërkombëtare vazhdojnë përpjekjet e tyre për të rekrutuar ekstremistë në SHBA.

“National Terrorism Advisory System Bulletin” beson se Shtetet e Bashkuara përballen me një “mjedis kërcënimi të shtuar” nga terroristët vendas “dhe ata të frymëzuar ose të motivuar nga terroristët e huaj dhe ndikimet e tjera të huaja.” Dokumenti citon përdorimin më të madh të “forumeve online për të ndikuar dhe përhapur narrativat ekstremiste të dhunshme dhe për të promovuar veprimtarinë e dhunshme”.

Megjithatë në një dokumentar të transmetuar në Danimarkë të enjten, udhëheqësi i misionit të OBSH -së, Peter Ben Embarek tha se hipoteza e daljes së koronavirusit nga laboratori meriton studime të mëtejshme.

Reuters i ka dërguar ekspertit Ben Embarek pyetje për të sqaruar më shumë këtë deklaratë mirëpo nuk ka arritur ta kontaktojë atë.

Një zyrtar i OBSH -së tha se deklarata e tij nuk kishte asnjë lidhje me raportin, duke shtuar se intervista ishte filmuar muaj më parë.

 

Të fundit

Udhëzuesi i BE: Krijoni një plan për luftëra, pandemi dhe kriza energjetike

Bashkimi Evropian po hyn në një epokë të re të përgatitjes për kriza, duke njoftuar për herë të parë...

Vdekja e të riut në Lipjan, një muaj paraburgim për 5 policët

Gjykata Themelore e Prishtinës, dega në Lipjan, ka vendosur masën e paraburgimit prej një muaji ndaj rreshterit Ibrahim Nela dhe efektivëve policorë Albian Retkoceri,...

Fier, dhunoi për vdekje 80-vjeçarin pasi nuk i dha birra, dënohet me 12 vite burg

Me 12 vite burg është dënuar Ilir Nukaj, pasi dhunoi për vdekje 80-vjeçarin Namik Rustemi në tetor të vitit 2024 në Fier, sepse...

Aksident në Urën e Dajlanit, makina përplaset me mjetin e parkuar

Një aksident ndodhi mbrëmjen e së mërkurës Urën e Dajlanit, pranë stacionit të trenit, në Durrës. Një automjet në lëvizje u përplas me një tjetër...

Theo Hernandez në Arabi, Allegri gjen zëvendësuesin

Pas largimit të Theo Hernandez drejt Arabisë Saudite, Milan po ndjek disa emra për krahun e majtë të mbrojtjes, por momentalisht në krye të...

Lajme të tjera

Web TV