Rama tregon shifrat: Nga data 1-15 Gusht kanë hyrë mbi 800 mijë turistë të huaj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria është një nga destinacionet më të preferuara për turistët e huaj për të kaluar pushimet dhe këtë e tregojnë edhe shifrat. Nga data 1-15 gusht, në vendin tonë kanë hyrë mbi 800 mijë turistë të huaj në Shqipëri, një shifër e bërë publike nga kryeministri Edi Rama. Ajo që kreu i qeverisë është kujdesur të theksojë është se kjo shifër, është 4.5% më e lartë se në vitin 2019, pra para pandemisë.

Mbi 800 mijë turistë të huaj në vend për një periudhë 15 ditore, përkthehet në më shumë të ardhura për sektorin e turizmit në vendin tonë që ka qenë edhe një sektorët më të goditur si pasojë e COVID-19.

” Lajme të mira për Shqipërinë destinacion turistik. Nga data 1-15 Gusht kanë hyrë 859,316 shtetas të huaj, që janë 4.5% më shumë se e njëjta periudhë e 2019, dmth para pandemisë”, ka shkruar Rama.

Është tashmë një fakt që turistët nga Kosova janë më besnikët e bregdetit tonë të cilët asnjëherë, as një verën “e vështirë” të 2020 nuk braktisën Shqipërinë. Kjo ka sjellë edhe një trafik të rënduar në aksin Milot-Lezhë, pasi shqiptarët e Kosovës preferojnë më së shumti bregdetin e Shëngjinit, kjo edhe për shkak të afërsisë gjeografike apo edhe çmimeve më të favorshme, krahasuar me ato se çfarë ofron jugu i vendit. Më pas, renditen polakët dhe ukrainasit, për t’u ndjekur edhe nga zvicerianët, të cilët preferojnë jo pak vendin tonë.

Të fundit

Hëna “Rozë”, fenomeni astronomik që mund të shihet edhe sonte

Një fenomen hënor pritet të ndodhë në dy mbrëmjet e kësaj fundjave në të gjithë botën. Hëna e plotë e...

Katolikët kremtojnë sot të “Dielën e Larit”, e diela para Pashkëve

E diela e  Larit një nga ditët më të rëndësishme për besimtarët katolikë  u festua në Katedralen e Shën Nikollit në Lezhë. Të shumtë ishin...

FOTO/ Çfarë nuk u pa nga prezantimi i programit të Partisë Demokratike

Këtë të shtunë, Partia Demokratike dhe Aleanca për Shqipërinë Madhështore prezantuan programin politik 2025-2029. Prezantimi u zhvillua në Pallatin e Kongreseve në Tiranë. Të pranishëm...

“Kukull e kukullës së Sorosit”/ Rama vijon ironitë me opozitën

Kryeministri Edi Rama vijon të ironizojë kundërshtarët e tij politikë. Rama ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku ironizon premtimet e opozitës, me personazhe...

Sipas stinës, ushqimet që pastrojnë enët e gjakut

Enët e gjakut luajnë një rol shumë të rëndësishëm në organizëm. Ato transportojnë ushqyesit dhe oksigjenin nga zemra drejt organeve të tjera. Në disa...

Lajme të tjera

Web TV