Në arrati prej 26 vitesh, kapet shqiptari që vrau bashkëatdhetarin pas sherrit për një prostitutë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 59-vjeçar shqiptar, i cili prej 25 vitesh ishte në arrati për vrasje, është arrestuar në Shqipëri dhe të martën është ekstraduar drejt Italisë.

Sipas mediave italiane, bëhet fjalë për të dënuarin me burg përjetë, shtetasin Nikolla Dura. Ai akuzohet për vrasjen e një bashkatdhetari në 16 shtator 1995 në Firence.

Urdhri i arrestit për të u lëshua nga Gjykata e Firences më 1998, por kapja e tij është bërë në maj të këtij viti në Shqipëri.

Nga rrëfimi që ka bërë 59-vjeçari shqiptar, ai qëlloi me thikë për vdekje Albano Zhukën, pasi ky i fundit ka dashur të nxjerrë nga rrjeta e prostitucionit një grua.

Pas vrasjes në Firence, Dura iku fillimisht në Milano, pastaj në Francë dhe më në fund në Shqipëri, duke vazhduar të kryejë veprimtari kriminale, por duke arritur të ketë një rrjet të gjerë sigurie falë të cilit ai arriti të fshihej për një kohë të gjatë.

Mediat italianë thonë se Dura u gjurmua në një fshat në brendësi të Shqipërisë ndërsa ai po lëvizte me një automjet nga Kavajë në Lushnje. Pas arrestimit në Shqipëri, ai u ekstradua në Itali.

Të fundit

Blushi: Meta u divorcua nga Kryemadhi pasi u zbulua përdorimi i kartave

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka deklaruar në emisionin "Real Story" se përdorimi i kartës...

Egnatia eliminohet me turp nga Champions League

Egnatia është eliminuar me turp nga Champions League. Kampionia e Shqipërisë është mposhtur me rezultatin 5-0 në ndeshjen e kthimit të fazës se parë,...

Aksident në Vlorë, automjeti përplaset me motorin! Plas grushti pas ngjarjes

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e së martës në Vlorë, në zonën e plazhit të vjetër, ku një automjet është përplasur me një...

Ronaldo rikthehet në Serie A? Klubi italian i befason të gjithë

Cristiano Ronaldo mund të rikthehet në Serie A! Como raportohet se është i interesuar për transferimin e yllit portugez, edhe pse ai është në...

Trump humb durimin: Nuk do mbaj anën e askujt

Donald Trump në një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë ka deklaruar i prerë se në luftën Rusi-Ukrainë nuk mban anën e askujt. Kjo deklaratë erdhi...

Lajme të tjera

Web TV