Allegri qetëson tifozët e Juves: Ronaldo kurrë nuk ka shprehur dëshirën për t’u larguar!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Cristiano Ronaldo nuk po kërkon një largim nga Juventusi këtë verë, thotë menaxheri Massimiliano Allegri.

36-vjeçari, Ronaldo, shkroi në mediat sociale këtë javë se zërat për largimin e tij ishin “një mosrespektim për mua si njeri dhe si lojtar”.

Në një intervistë para ndeshjes, Allegri tha se kapiteni i Portugalisë do qëndroj.

“Ronaldo kurrë nuk ka shprehur dëshirën për t’u larguar”, tha ai. “Ai më ka thënë se do të qëndrojë.

Juventus udhëton në Udinese në ndeshjen hapëse të tyre në Serie A të Dielën në 18:30.

Ronaldo ka qenë subjekt i spekulimeve të transferimit gjatë verës, me raportet që e lidhin atë me Real Madridin, Paris St-Germain dhe Manchester City.

Sidoqoftë, të martën, trajneri i ri i Realit, Carlo Ancelotti hodhi poshtë idenë që Ronaldo të kthehet te gjigantët spanjollë.

“Cristiano është një legjendë e Real Madridit dhe ai ka gjithë dashurinë dhe respektin tim. Unë kurrë nuk kam menduar ta nënshkruaj atë,” shkroi ai.

Ronaldo shtoi në postimin e tij në Instagram: “Mënyra joserioze që mbulohet e ardhmja ime në media është mosrespektuese ndaj të gjitha klubeve të përfshira në këto thashetheme, si dhe ndaj lojtarëve dhe stafit të tyre”.

Ish-sulmuesi i Manchester United u transferua te Juventus nga Madridi në një marrëveshje prej 112 milionë eurosh në vitin 2018.

Në maj, ai u bë lojtari më i shpejtë që shënoi 100 gola për skuadrën italiane, një arritje që ai e arriti në 131 ndeshje.

Ronaldo-s i kanë mbetur vetëm dhe 10 muaj në kontratën e tij me klubin italian./Albanianpost.com

Të fundit

Ndalohet pirja e duhanit në plazh e parqe, gjobë deri në 700 euro

Të gjithë ata që jetojnë në Francë dhe janë duhanpirës, duhet të mendohen mirë tani nëse pijnë cigare në...

35-vjeçari shkodran nuk zë mend, vazhdon të përndjekë femrat shqiptare nga burgu francez

Rikthehet përndjekësi serial nga burgjet franceze. 35-vjeçari shkodran Fabjan Dodaj nuk po zë mend, teksa vijon me pasionin e tij për të kërcënuar e...

Frikësohen banorët dhe pushuesit e shumtë, zjarr i madh në tregun në plazhin e Durrësit

Një zjarr i madh ka përfshirë pasditen e sotme tregun industrial në zonën e plazhit të Durrësit, ku ndodhen mbi 20 dyqane që operojnë...

Gati transferimi i bujshëm, Inter sakrifikon Asllanin për yllin e ri të Italisë

Pasi ka arritur marrëveshjen me Parmën për transferimin e Ange-Yoan Bonny për 25 milionë euro, zyrtarizimi pritet javën që vjen, pasi lojtari të kryejë...

Dosja “Partizani”, nesër mbahet seanca e parë ndaj Sali Berishës dhe dhëndrit të tij

Ditën e nesërme në 30 qershor, në GJKKO, do mbahet seanca e parë për dosjen "Partizani". Sali Berisha, dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, dhe tre...

Lajme të tjera

Web TV