LGBT: Të jesh gay në Afganistan të vrasin edhe familjarët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndërkohë që e gjithë bota i ka dhënë hapësirë situatës së vështirë të qindra dhe mijëra familjeve në Afganistan dhe përkeqësimit të gjendjes së femrave, BBC ka sjellë dëshminë e një djali gay, të cilin e ka pagëzuar me pseudonimin Abdyl.

Ai tregon se para se të vinin talebanët, jeta në Afganistan ishte në rrezik, nëse do të kishte treguar preferencat seksuale njeriut të gabuar. Mund të përfundonte në burg, sipas ligjeve afgane, por tani që erdhën talebanët “të vrasin në vend” ka treguar ai.

Dihet se ata zbatojnë ligjin shahria në formën më të rreptë të tij dhe homoseksualiteti është i ndaluar. Ndëshkimi është vdekja.

Herën e fundit që ata ishin në pushtet në Afganistan, Abdyli 21-vjeçar nuk kishte lindur. “Kam dëgjuar prindërit dhe më të moshuarit, tregon ai, kemi parë edhe filma. Tani është sikur jemi brenda një filmi”.

Këtë javë, Abdyli thotë se supozohej të bënte provimet e universitetit, më parë dilte për drekë më shokët, madje kishte edhe një të dashur që e kishte njohur në një pishinë.

Sot, për të katërtën ditë radhazi është mbyllur brenda në shtëpi. Talebanët janë në rrugë “Edhe kur shoh ndonjë taleban nga dritarja, kam frikë. Më dridhet trupi sapo I shoh. Po vrasin civilë. Nuk e di nëse do kem guxim të flas ndonjëherë në sy të atyre” tregon ai. “Të jesh gay në Afganistan, nuk ia thua dot as shokëve, as familjarëve. Nëse ia them të afërmve të mi, ndoshta do më rrahin, ndoshta do më vrasin”.

Por megjithëse e fshihte orientimin e tij seksual Abdyl tha se kishte një jetë. “Jam në depresion. Më vjen t’i jap fund çdo gjëje. Nuk dua të jetoj kështu. Talebanët, edhe nëse e pranojnë një grua në qeveri, në shkolla, nuk do ta pranojnë kurrë një LGBT.”

Ndërsa flet për mijëra njerëz që largohen, ai shpjegon.

Lexo edhe :  Joe Biden diagnostikohet me sëmundjen e rëndë!

“Mos i shikoni si të çmendur. Nuk janë të çmendur. Ata kanë biznese këtu. Kanë punët e tyre. Kanë pasur një jetë të mirë. Nuk janë të çmendur që të shkojnë të kapen pas rrotave të avionit, duke vdekur aty. Ata e dinë se nuk janë më të sigurtë në shtëpitë e tyre” thotë Abdyl për BBC.

Të fundit

Olta Xhaçka thellon avantazhin ndaj Blerina Gjylametit në Tiranë! Ja renditja

Vijon numërimi i votave preferenciale në Tiranë. Ish-ministrja Olta Xhaçka ka kaluar kolegen e saj, Blerina Gjylameti me 55...

Ja çfarë fiton një shtet kur merr çmimin e parë në Eurovision

Kur një vend fiton Eurovisionin, nuk është thjesht një trofe i bukur që zbukuron zyrat e televizionit kombëtar. Fitorja sjell një sërë avantazhesh të...

Elisa Spiropali: Papa i Ri, ura dashurie dhe dialogu në kohë trazirash

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka reaguar përmes një mesazhi në rrjete sociale me rastin e fillimit të Pontifikatit të Shenjtërisë së...

Pse ka më shumë vota të numëruara se sa vota në total? Shpjegon Celibashi

Kryetari i Komisionit Qendror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi ishte këtë të diel në një lidhje direkte për Euronews Albania ku u pyet nga gazetarja Greta...

Joe Biden diagnostikohet me sëmundjen e rëndë!

Ish-presidenti Joe Biden diagnostikohet me kancer në prostatë. Një deklaratë nga zyra e tij tha se Biden, i cili u largua nga Shtëpia e Bardhë...

Lajme të tjera

Web TV