Sondazhi në SHBA/ Më shumë se gjysma e amerikanëve: Biden i paaftë! Na qeverisin vartësit e tij

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Më shumë se gjysma e amerikanëve besojnë se nuk po qeverisen nga Presidenti Joe Biden, por nga ndihmësit e tij. Ky është rezultati i një sondazhi të kryer së fundmi në SHBA, që tregon se shqetësime parazgjedhore mbi shëndetin fizik e mendor të Biden kanë fituar edhe më shumë popullaritet.

Sondazhi është ndërmarrë pas një serie gafash e incidentesh të Presidentit 78-vjeçar, më i vjetri që ulet ndonjëherë në Zyrën Ovale.

Jo vetëm që vlerësimi mesatar i miratimit të tij ka rënë nën 50%, më i ulëti i presidencës së tij, por sondazhi ka gjetur se përveç votuesve të mundshëm që besojnë se nuk është Biden ai që merr vendimet, por besojnë se janë ndihmësit e tij.

Në sondazh, Rasmussen Reports tha se 52 për qind e të anketuarve thanë se nuk ishin të sigurt se Biden është fizikisht, apo mendërisht “në lartësinë e duhur për të qenë President i Shteteve të Bashkuara” dhe 41% e të anketuarve thanë se “nuk janë aspak të sigurt”.

46 per qind e të tjerëve thanë se kanë besim tek Biden. Gratë, burrat, njerëzit e bardhë, republikanët dhe votuesit e moshës së mesme deri tek ata të moshuar nuk kanë besim tek Biden, sipas sondazhit.

Të anketuarit u pyetën gjithashtu: “A është Joe Biden me të vërtetë në detyrën e Presidentit, apo të tjerët po marrin vendimet për të në prapaskenë?”

Një shumicë prej 51 për qind thanë se të tjerët po bëjnë punën e tij, ndërsa 39 për qind thanë se Biden është në krye në SHBA, nga 47% në mars.

Shifrat janë më të këqija se gjetjet nga një sondazh i ngjashëm i SurveyMonkey vetëm një muaj pas marrjes së presidencës nga Biden, kur 33 për qind thanë se ai nuk ishte mendërisht i kthjellët për këtë punë.

Lexo edhe :  SHBA shkruan historinë, firmoset marrëveshja prej 600 miliardë dollarësh!

Një pjesë e mirë e publikut amerikan nuk beson se Biden do ta përmbyllë mandatin 4-vjeçar në krye të Shtëpisë së Bardhë dhe Kamala Harris do të jetë ajo që do të drejtojë SHBA deri në 2025.

Të fundit

Taulant Balla flet për votat e Greqisë: Numërimi i tyre po pengohet nga humbësit

Balla tha se procesin e numërimit të votave të Greqisë po e pengojnë ata që kanë humbur, duke nënkuptuar...

Përplasja në KZAZ e Kasharit, reagon Policia: U arrestua një 26-vjeçar

Policia ka reaguar zyrtarisht pas incidentit të ndodhur mesditën e sotme në KZAZ 30 në Kashar, ku gjatë procesit të numërimit përfaques të subjekteve...

Kush është i dashuri i Beatriçes së “Shkodra Elektronike”?

Edhe pse Beatriçe e 'Shkodra Elektronike' ka zgjedhur të jetë diskrete për jetën e saj private, mbrëmja e gjysmëfinales së Eurovision-it në Basel solli...

Shuhet pediatri i njohur i QSUT/ Humbi jetën teksa i shërbente fëmijëve të sëmurë

Një lajm i trishtë u mësua ditën e sotme (14 maj). Ndarja nga jeta e pediatrit të njohur tropojan Bashkim Nezaj. Ikja e mjekut nga kjo...

Goditi me grushte sekretarin e KZAZ-së në Kashar, shoqërohet në polici autori (EMRI)

Shoqërohet në polici autori i përplasjes së dhunshme me grushte që u regjistrua sot në ambientet e Qendrës së Numërimit të votave në Kashar,...

Lajme të tjera

Web TV