Putin për afganët: Nuk i duam as në vendet fqinje  

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti rus, Vladimir Putin, hodhi sot poshtë idenë e dërgimit të njerëzve të evakuuar nga Afganistani në vendet pranë Rusisë. Siç raporton RIA, Putin është shprehur se dëshiron që “militantët të shfaqen në këto vende të maskuar si refugjatë”.

“Imagjinoni, refugjatët kanë hyrë në çdo vend … cilët janë këta refugjatë? Nga ta dimë ne? Mund të ketë mijëra, apo edhe qindra mijëra. Ose ndoshta miliona”, tha Putin.

Presidenti rus shtoi se me disa vende fqinje, Rusia i ka hequr vizat dhe për këtë arsye situata me refugjatët është e rëndësishme për sigurinë e vendit.

“Ne nuk duam që luftëtarët e maskuar si refugjatë të shfaqen në vendin tonë,” tha ai.

Putin kujtoi se tmerret që vërehen në Afganistan ndodhën në Rusi në vitet ’90 dhe në mesin e viteve 2000 në Kaukazin e Veriut.

“Askush nuk dëshiron të kthehet ajo kohë, kështu që ne nuk kemi nevojë për elementë të tillë nga Afganistani dhe nga vendet e tjera,” tha presidenti rus./ MCN.tv

Të fundit

Gjergj Luca ironizon “Thurjen”: Mbahu Shaban, qëndro burrë!

Biznesmeni i njohur Gjergj Luca ka komentuar përmes një postimi në rrjete sociale përplasjen mes Adriatik Lapajt të "Shqipëria...

Egnatia fiton pastër ndaj kampionëve të Bjellorusisë, kualifikimi vuloset në Rrogozhinë

Egnatia ka mposhtur Dinamo Minsk me rezultatin 0 me 2 në transfertën e Hungarisë. Sfida e parë e vlefshme për turin e dytë të...

Ngjarja e Fierit, gazetarja zbulon detajet: Ishte masakruar në pjesët intime!

Anesti Rama 56 vjeç u vra në mënyrë makabër nga vajza e tij Emanilda Rama 26 vjeç në Fier. Burime bëjnë me dije se...

Përmbysje e madhe në “Loro Boriçi”, Vllaznia triumfon në ndeshjen e parë ndaj Vikingur

Vllaznia fiton 2-1 ndaj Vikingur Reykjavik në Shkodër, në ndeshjen e parë të turit të dytë të Conference League. Ndeshja u zhbllokua shumë shpejt, që...

A do të kandidojë për Bashkinë e Tiranës? Kjo është përgjigjja e Arlind Qorit

Kreu i i “Lëvizjes Bashkë”, Arlind Qori, ka përsëritur distancimin e tij politik nga dy partitë e mëdha, PS dhe PD, duke theksuar se...

Lajme të tjera

Web TV