Në pritje të afganëve/ Rama për mediat italiane: Shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mysafirit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në pritje të ardhjes së grupit të afganëve në Shqipëri, kryeministri Edi Rama ka dhënë një tjetër intervistë për mediat italiane duke u shprehur se sigurimi i një strehe të sigurt për ata që ikin nga vdekja e talebanëve është për ne një detyrë që tejkalon të gjitha të tjerat duke kujtuar eksodin e shqiptarëve.

“Tridhjetë vjet më parë ne ishim afganët që kërkuam mikpritje nga ana tjetër e detit. Ne, që në atë kohë dukej se ishim të huaj për popullin italian dhe opinionin publik evropian, siç duket sot afganët. Nga ana tjetër, ne kemi një traditë për të nderuar.

Shqipëria është i vetmi vend evropian që priti hebrenjtë para dhe pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. Është një kod nderi që na obligon të jemi mikpritës. Një kod, sipas së cilit shtëpia e secilit shqiptar i përket Zotit dhe mysafirit.

Unë besoj se ne duhet të vazhdojmë ta bëjmë këtë edhe për fëmijët tanë. Ata gjithashtu duhet ta kultivojnë, si një pasuri të çmuar, këtë ndjenjë përgjegjësie ndaj të tjerëve në vështirësi, duke qenë fëmijë të një populli, i cili, në momente të ndryshme të historisë së tij, është mbështetur në mikpritjen e të tjerëve” shprehet Rama.

“Ne nuk kemi vuajtur pasojat që tani thuhet se një vend mund të vuajë nëse mirëpret dhjetëra apo edhe qindra mijëra refugjatë. Në të vërtetë, ne jemi bërë, sipas mendimit tim, më të pasur moralisht dhe më të fortë mendërisht.

Dhe, atëherë, numrat tregojnë se veçanërisht vendet më të zhvilluara kanë nevojë për një fuqi punëtore që mund të sigurohet vetëm nga ata që vijnë nga jashtë kufijve të tyre, sepse brezat e rinj nuk janë të prirur të pranojnë asnjë lloj pune” vazhdoi më tej ai.

Lexo edhe :  Zgjedhjet parlamentare të 11 majit/ Rama mbledh drejtuesit politik të PS-së në qarqe

Gjatë intervistës kreu i ekzekutivit që do të qeverisë Shqipërinë në mandatin e tretë radhazi nuk i kurseu edhe njëherë sulmet kundër BE-së, jo vetëm për afganët, por për çështjen e integrimit.

Unioni është një shtëpi që për momentin i përket të tjerëve dhe ata kanë të drejtë të vendosin nëse jemi gati apo jo. Fatkeqësisht, prej vitesh ne po paguajmë pasojat e një Evrope që nuk mund të përballojë presionin e sondazheve. Një presion, i cili kthehet në një mënyrë të qenit të politikës jo gjithmonë në përputhje me parimet, vlerat dhe idealet e saj” tha ai.

Të fundit

Kanceri që përhapet më shpejt/ Është i rrezikshëm dhe prek moshat e reja!

Kanceri i qafës se mitrës është nder kancerët që përhapet shumë lehtë dhe prek moshat e reja, pasi virusi...

“Po e detyrojnë Serbinë të njohë Kosovën”/ Rusia kërkon takim urgjent me Vuçiç

Rusia kërkon konsultime urgjente me Serbinë pas sanksioneve amerikane. Ministri i jashtëm, Sergej Lavrov, thotë se shpreson që të marrë shumë shpejt një përgjigje...

Kur ka nisur fushata e parë kundër duhanit?

Nazistët promovuan fushatën e parë kundër duhanit sepse ishin të shqetësuar për shëndetin dhe higjienën e arianëve. Në fakt, duke filluar nga vitet 1930, kanceri i mushkërive ,...

Ç’po ndodh mes presidentit e qeverisë?/ “Koka” e Vuçiç do të varet në referendum

Fati i Aleksandër Vuçiç si president i Serbisë do të varet në një referendum. Kryetarja e Kuvendit, Ana Brnabiç, gjatë të mërkurës do të...

Si ishte karta e identitetit të romakëve të lashtë?

Në Romën e lashtë, për të demonstruar se ishe qytetar romak , para së gjithash, duhej ta deklaroje në frazën rituale " Civis Romanus sum ". Ajo u shqiptua...

Lajme të tjera

Web TV