Shpërthimi jashtë aeroportit të Kabulit/ Të paktën 13 viktima midis tyre dhe fëmijë, shumë të plagosur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të paktën 13 persona kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë kanë mbetur të plagosur në Kabul, si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm që u regjistrua pasditen e sotme jashtë aeroportit të qytetit. Ngjarja u konfirmua nga Pentagoni, ndërsa dyshohet se është sulm terrorist. Sipas një zëdhënësi të talebaneve, midis viktimave janë edhe fëmijë, raporton reuters.

Shpërthimi ndodhi në hyrjen e portës Abbey, ku trupat britanike janë vendosur në ditët e fundit, ndërsa nuk dihet nëse mes viktimave ka edhe ushtarë britanikë. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes në Turqi, flitet se kanë qenë dy shpërthime.

Sulmi ndodhi disa orë pas paralajmërimeve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania dhe Australia, që i bënë thirrje më herët qytetarëve të tyre të largohen nga aeroporti i Kabulit, pas alarmit për një sulm terrorist. Pamjet që vijnë nga Kabuli janë tragjike.

Ekziston një kërcënim i vazhdueshëm dhe i lartë i një sulmit terrorist. Mos udhëtoni në Aeroportin Ndërkombëtar të Kabul Hamid Karzai. Nëse jeni në zonën e aeroportit, largohuni në një vend të sigurt dhe prisni këshilla të mëtejshme”, lajmëroi qeveria britanike më herët.

Trupat perëndimore punojnë nën ethe dhe presionin e kohës për të evakuuar me shpejtësi qytetarët nga aeroporti, ndërkohë që ai është i “pushtuar” dhe rrethuar nga talebanët.

Ahmedullah Rafiqzai, një zyrtar i aviacionit civil afgan që punonte në aeroport, tha se njerëzit pavarësisht paralajmërimeve të një sulmi të mundshëm vazhduan të grumbulloheshin rreth portave të aeroportit.

Ai shtoi se njerëzit nga dëshira e madhe për të lënë vendin e tyre nuk kanë frikë të përballen edhe me vdekjen.

“Është shumë e lehtë që një kamikaz të sulmojë korridoret e mbushura me njerëz dhe paralajmërimet janë dhënë në mënyrë të përsëritur. Por njerëzit nuk duan të lëvizin, është vendosmëria e tyre për të lënë këtë vend duke mos pasur as frikë të përballen edhe me vdekjen”,  tha ai për Reuters

Lexo edhe :  Putin: Na detyruan të ndërhyjmë në Ukrainë, tani duan të na bëjnë fajtorë

Të fundit

Mero Baze: Hipokrizia e Berishës me kandidatët e vet

Ka dy modele sjelljeje ndaj kandidatëve që kanë pretendime për votën preferenciale, e cila sipas tyre nuk është numëruar...

“Nuk jam Nesti Angoni”, çfarë po paralajmëron Myslim Murrizi?

Demokrati Myslim Murrizi sot ka shkruar një postim të gjatë në rrjetet sociale, ku ka vijuar me akuzat e tij brenda PD dhe ka...

“PD do të shkatërrohet nëse nuk dëgjon çfarë do elektorati, por ndjek Berishën”

nga SPARTAK NGJELA - E djathta shqiptare është në krizën e identitetit të saj - kjo është e vërteta politike e kësaj kohe. Dhe...

Blendi Kajsiu: Bashkia e Tiranës shkërrmoq propagandën për ‘vjedhjen’ e zgjedhjeve

Përralla e vjetër elektorale e berishizmit është se zgjedhjet nuk i humb Sali Berisha por i manipulon Edi Rama, me krimin e organizuar, me...

Jakin Marena: Vesi del me shpirtin, pse Berisha ‘përlotet’ për zgjedhjet në komunizëm?!

Kryetari i PD, Sali Berisha, po përdor të gjitha mënyrat dhe mjetet për të bindur mbështetësit e vet demokratë në alibinë e tij, se...

Lajme të tjera

Web TV