“Do të na e paguani”, Biden paralajmëron hakmarrje pas sulmeve në Kabul

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Joe Biden premtoi vazhdimin e operacioneve të evakuimit nga Afganistani pas shpërthimeve të fuqishme në aeroportin e Kabulit që i morën jetën 13 ushtarëve amerikan.

I përlotur, presidenti amerikan u betua për hakmarrje. Do t`i gjejmë personat përgjegjës për sulmet, tha kreu i Shtëpisë së Bardhë.

Ata që kryen këtë sulm, si dhe kushdo që kërkon që do t’i bëjë keq Amerikës duhet ta dijë se: Ne nuk do të falim. Ne nuk do të harrojmë. Ne do t’ju kapim dhe do t’ju bëjmë të paguani.

Veç marinsave, nga sulmi mbetën të vrarë edhe 90 afganë. Dhjetëra të tjerë u plagosën. Viktimat e sulmit ishin të parat mes ushtarëve amerikanë që nga shkurti 2020. Ishte incidenti më vdekjeprurës për trupat amerikane në Afganistan prej një dekade. Gjenerali amerikan Frank McKenzie, kreu i Komandës Qendrore të SHBA-së tha se një përplasje me armë pasoi sulmet me bomba. Sipas agjencisë Reuters forcat amerikane në Kabul po përgatiten për sulme të tjera nga Shteti Islamik, i cili mori përgjegjësinë e ngjarjes së dhunshme të një dite më parë.

Kombet e Bashkuara dhe NATO-ja e dënuan me forcë sulmin e të njëjtën gjë bëri dhe zëdhënësi i talebanëve Zabihullah Mujahid. Sipas gjeneralit McKenzie nuk ka asnjë provë deri tani që të ketë pasur ndonjë bashkëpunim mes talebanëve dhe ISIS-in në kryerjen e sulmeve, i pari dhe kryesori it ë cilëve ishte sulmi kamikaze në Portën e Abbey të aeroportit, ndërsa një shpërthim i dytë ndodhi në afërsi të saj, pranë Hotel Baron.

Të fundit

FOTO/ Publikohen momentet e fundit të Eglit brenda ‘BBVA’, pranë i qëndron Gjesti

Egli Tako ka përfunduar rrugëtimin e saj në ‘Big Brother VIP Albania’ për shkak të gjendjes shëndetësore. Pak minuta me...

Ditët me diell marrin fund! Meteorologia: Ja kur nisin reshjet e shiut…

Meteorologia Tanja Porja ka zbuluar në emisionin ‘Dita Jonë’ në A2 CNN se si do të jenë kushtet e motit gjatë ditëve në vijim. Porja...

Do të lundrojnë në para/ Shenjat e horoskopit të favorizuara financiarisht në muajin mars

Financat janë një çështje e madhe për të gjithë tani, por tre shenjat e horoskopit që tërheqin bollëkun financiar gjatë marsit 2025 mund të...

Para ose pas zgjedhjeve, në fund prapë do shkojmë për Pazar!

Nga Ben Andoni Nuk ka vit më strapacues për shqiptarët e zakonshëm sesa kur mbahen zgjedhjet e përgjithshme, ashtu si njësoj pothuaj ngjet edhe me...

Demaliaj: Segmente të SPAK janë nën kontrollin e Berishës

Segmente të SPAK-ut kontrollohen nga Sali Berisha dhe Olsi Dado, prokurori i dosjes së Erion Veliajt, është shok i vajzës së kreut të PD-së,...

Lajme të tjera

Web TV