Kush pritej dhe kush ikën, qëndron Berisha, largohet Marku

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Brenda një jave u dorëzuan dy mandate deputetësh. Nga Partia Socialsite u largua Najada Çomo me motivacionin se do ti shërbente infektivit, ndërsa nga Partia Demokratike Mark Marku me motivacion se punët në PD po shkojnë keq. Nëpërmjet një shkrimi, të rrallë, për simpatinë që Marku ka shfaqur në publik për partinë e djathtë, ai ka lajmëruar dorrëheqjen, pasi PD është kthyer në parti interesash personale. Në fakt, brenda së djathtës, por edhe në të gjithë opinionin publik pritej një largim nga radhët e PD-së. Bëhet fjalë për ish-kryeministrin dhe presidentin Sali Berisha, i shpallur “non grata” nga SHBA me akuzën e korrupsionit madhor dhe minies i demokracisë. Pavarësisht “damkes” së rëndë Berisha duket se ka zgjedhur të futet në Parlament, duke mbartur edhe kostot e të gjithë Grupit Parlamentar, ndërsa Mark Marku, i zgjedhur deputet në qarkun Lezhë vendosi të largohej, për shumë arsye të mosfunksionimit normal dhe demokratik të partisë dhe lidershipit të saj, duke mos e ndarë dyshen Basha-Berisha. Si drejtues politik i qarkut Lezhë, ai arriti një prej rezultateve më të mira në gjithë Shqipërinë për PD-në duke i rritur votat e kësja partie me 5900 vota plus nga zgjedhjet e mëparshme. Mark Marku nuk do të jetë deputet i Kuvendit të ri dhe as nuk do të shkojë në Këshillin Kombëtar të PD-së. I zgjedhur si deputet pasi drejtoi fushatën e PD-së në Lezhë, Marku është tejet i qartë në arsyet e dorëheqjes, që kanë të bëjnë të gjitha në vizionin e opozitës. “Madje, kam vendosur të mos e marr as mandatin e deputetit. Kam pranuar të jem drejtues i fushatës së zgjedhjeve në Qarkun e Lezhës përkundër interesave të mia për t’u ripërfshirë në jetën aktive politike. E kam bërë me vullnet të lirë si një akt angazhimi qytetar dhe intelektual për të dhënë kontributin tim modest në favor të ndryshimit, pas kërkesave të përsëritura dhe ngulmuese të kryetarit të PD-së Basha”, shkruan Marku. Kështu deputeti në ikje ka zgjdhur të bëjë opozitarin e pushtetit. “Kështu, mes qëndrimit në PD, ku për shkak të përgjegjësisë dhe natyrës sime kritike do të detyrohem të jem më shumë i angazhuar në opozitarizmin brenda PD-së dhe daljes jashtë kësaj partie për të bërë opozitën e pushtetit, po zgjedh këtë të fundit: opozitën ndaj pushteti”, shkruan Marku.

Lexo edhe :  Berisha gjen arsyen për humbjen/ Na mundën pensionistët, ua bleu votën Rama!

Arsyet

Ai sqaron “etapat e njëpasnjëshme të rënies së vazhdueshme të PD-së në një rutinë humbëse”, duke qartësuar me argumente se Basha është thjesht “kryetar i partisë së Berishës”. “PD po shndërrohet në një parti që mbron interesat personale të dy liderëve të vet, Berishës dhe Bashës, të një grupi të ngushtë drejtuesish të PD-së dhe ndoshta edhe të disa prej deputetëve të saj duke i tradhtuar interesat e atyre që e kanë mbështetur me aq mund, përkushtim e sakrifica”, shkruan Marku. Pedagogu i gazetarisë paralajmëron se do të dorëzojë mandatin e deputetit, nuk do të shkojë në Kuvend, dhe nuk do të paraqitet as në Këshillin Kombëtar të PD, që është parashikuar të mbahet të dielën, ku do të zgjidhet kryesia dhe drejtuesit e rij të demokratëve. Marku duket se është kritik dhe i pakënaqur me zhvillimet e fundit në PD. Ai ka kritikuar Bashën për procesin e zgjedhjes së kryetarit të PD-së. “Lulzim Basha fitoi thjesht për rutinë, pasi në partitë shqiptare ku secili avancon në karrierë politike për shkak të servilizmit ndaj kryetarit, askush nuk mund ta konkurrojë kryetarin, aq më tepër në rastin e PD-së, ku, siç rezultoi më vonë, përtej kryetarit ka kryetar më të fuqishëm se kryetari”, shkruan ai. Me tëj ai ka akkuzuar Jemin Gjanën që ishte kryetar për zgjedhjen e krytarit të PD, duke thënë se sekretet i mori Gjana duke i varur në varsen e tij prej floriri që mban në qafë. “Drynat e sekretit të tyre i vari në zinxhirin e florinjtë që mban në qafë Jemin Gjana dhe i mori me vete. Nga rendi i ditës së paraqitur, ka shumë gjasa që etapa e katërt në radhë të jetë mbledhja e ardhshme e Këshillit Kombëtar, që do të mbahet më 30 gusht. Nga leximi i kësaj axhende dhe krahasimi i saj me shqetësimet që mendoj unë se duhet të jenë prioritare për aktivitetin e ardhshëm të PD-së, kam krijuar përfundimisht bindjen se unë personalisht dhe PD kemi vektorë gjithnjë e më të kundërt mendimi dhe veprimi”, shkruan Marku.

 

Të fundit

Rrëzohet helikopteri, humbin jetën dy ministra

Një helikopter ushtarak u rrëzua në rajonin Ashanti të Ganës jugore të dielën dhe si pasojë e aksidentit ajror...

Trump flet me Zelenskyn pas takimit Putin-Witkoff

Si Axios ashtu edhe Reuters raportojnë se presidenti amerikan Donald Trump po flet tani me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky. Reuters po transmeton një citat me...

Igli Tare kërkon lojtarin e Shqipërisë për te Milani!

Milan ka zyrtarizuar transferimin e Ardon Jasharit nga Club Brugge për 39 milionë euro, bashkë me bonuset. Por, Ardon Jashari ndoshta nuk do jetë...

Skandali me fondet e BE-së, Mitsotakis bllokon hetimet

Një skandal i përmasave të mëdha po trondit politikën greke, pasi dyshohet se qindra miliona euro nga fondet e Bashkimit Evropian për bujqësinë janë...

Skafi përplaset me shkëmbin, lëndohen tre turistë nga Kosova

Një aksident detar është regjistruar mesditën e së martës pranë ishullit Diaporos, në zonën turistike të Halkidikit në Greqi. Sipas autoriteteve portuale greke, një skaf...

Lajme të tjera

Web TV