Shpërthimi në Kabul/ SHBA parandaloi sulmin terrorist, droni hedh në erë makinën bombë

Detaje të reja kanë dalë nga shpërthimi i ndodhur pranë aeroportit të Kabulit pak momente më parë.

Sipas Reuters forcat amerikane kanë shpërthyer një makinë bombë të mundshme vetëvrasëse që synonte të sulmonte aeroportin.

Lajmi është bërë i ditur nga dy zyrtarë amerikanë të cilët i thanë Reuters se thanë se sulmi kishte në shënjestër militantët e dyshuar të ISIS-K. Një dron kreu sulmin. Sipas zyrtarit nuk raportohet per viktima civile.

Mbetet e paqartë nëse sulmi lidhet me shpërthimin e mëparshëm të raportuar në një lagje 3 milje në veriperëndim të aeroportit të Kabulit, i cili rezultoi në të paktën një viktimë, një fëmijë.