Shqiptari “kapet” mat në shtëpinë e barit në Angli: Punoja për të ndihmuar prindërit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ‘fermë’ gjigande kanabisi është zbuluar në Bradford në Angli, në një ish-shkollë të braktisur. Sipas mediave britanike ferma mendohet se ishte në gjendje të prodhonte 1 milion stërlina drogë.

Policia mbërriti në vendin e ngjarjes pas lajmërimeve për lëvizje të dyshimta te ish-shkolla e kthyer tashmë në fermë kanabisi. Tre ‘kopshtarë’ u arratisën nga vendi i ngjarjes, por policia arriti të kapte vetëm njërin prej tyre Jetnor Cuka.

48-vjeçari tha para gjykatës se kishte dy muaj që jetonte aty, por nuk kishte marrë asnjë pagesë. Madje ai u përlot dhe shtoi se ishte mashtruar nga trafikantët ndërkohë që kishte emigruar në Angli për të ndihmuar prindërit e tij pensionistë. Ai i tha se i detyrohej bandës së drogës një shumë prej 22 mijë sterlina për udhëtimin drejt Britanisë.

Në fermë u gjetën gjithsej 1,310 bimë kanabis në ambientet e objektit, përfshirë dhe në papafingo. Cuka nuk kishte asnjë dënim të mëparshëm dhe kishte bërë një jetë të qetë më parë. Ai u burgos për 16 muaj, të pezulluar për 12 muaj.

 

Të fundit

Milani e nis me fitore sezonin e ri dhe mposht Barin në fazën 1/32 të Kupës së Italisë

Milani ka mposhtur Barin në sfidën e vlefshme për fazën e 1/32 të Kupës së Italisë. Sfida u fitua 2 me...

Paralajmërimi i fuqishëm që Princesha Diana kishte bërë për William dhe Harryn

Harry dhe William kanë përjetuar humbjen më të madhe në gusht të vitit 1997, me vdekjen e nënës së tyre, Princeshës Diana. Edhe pse me...

Zbulohet se kur mund të martohen Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez?

Georgina Rodriguez dhe Cristiano Ronaldo janë bashkë prej nëntë vitesh, që nga viti 2016. Influencuesja dhe futbollisti portugez kanë formuar një familje shumë të madhe,...

Zhvillohet metoda revolucionare për trajtimin e pacientëve pas atakut kardiak

Nga Enver Robelli Një grup shkencëtarësh në Zvicër nën drejtimin e profesorëve Omer Xhemali dhe Robert Katzschmann kanë krijuar një arnim kardiak të ndërtuar nga indi...

Zjarret/ 87 vatra zjarri të regjistruara në Kosovë, 8 prej tyre ende aktive

Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave në Kosovë bën të ditur se në gjithë vendin janë regjistruar gjithsej 87 vatra zjarri. Prej tyre, 79 janë...

Lajme të tjera

Web TV