Parku Kombëtar i Prespës prej tre ditësh vijon të jetë nën pushtetin e flakëve.
Zjarri ka rënë në kufi me shtetin grek, ndërkohë që është duke u punuar nga ana e zjarrfikëses se Pustecit dhe forcave vullnetare të kësaj bashkie.
Zjarri ka rënë në majën e malit “Ostoja”, vendi i quajtur Piramida 10 në kufi me Greqinë, ndërsa forcat zjarrfikëse e kanë të vështirë që të ndërhyjnë për shkak të terrenit malor.
Raportohet se deri më tani është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme me bimësi.