Lojërat paraolimpike në Tokio/ Atletja shqiptare nderon Italinë, “rrëmben” medaljen e artë

Arjola Trimi, atletja shqiptare që garon për Italinë në lojërat paraolimpike me aftësi të kufizuara, ka fituar dy medalje të artë në sportin e notit. Atletja që garoi në Tokio ka fituar medaljen e artë në 100 metra stil i lirë në kategorinë S3 dhe medaljen e artë në sitlin shpinë 50 metra.

34-vjeçarja ka lindur në Tiranë më 1987 e qysh fëmijë u diagnostikua e sëmurë tetraplegjike. U transferua në Milano në moshën 2 vjeçare. E apasaionuar pas notit Arjola u bë një notare profesioniste e pjesë e skuadrës paraolimpike italiane.

Në lojërat e Tokios ajo fitoi dhe medaljen e bronzit në stafetën mix 4 për 50 metra stil i lirë. Me medaljet e fituara në këtë Paraolimpiadë, Arjola Trimi çon në 30 numrin e medaljeve të fituara në kategorinë e saj.