Kërkesa e Ramës, reagon Presidenti i Bullgarisë: Dera është e hapur për negociatat, ju ftoj në dialog

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev ka ftuar në dialog Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut për hapjen e negociatave.

Radev siguron se Bullgaria nuk është roja që nuk i lejon për të hyrë në BE prandaj mbetet e hapur dhe çelësi është në dorë të vendeve pretendente.

Sipas Presidentit bullgar, ka dy rrugë për të arritur qëllimin, ose turneu i këtyre vendeve në vendet anëtare dhe institucioneve të BE për të bindur Bullgarinë, ose të ulen në dialog me vetë Bullgarinë.

”Duke folur për procesin e anëtarësimit, duhet të ndajmë diçka mes përgjegjësive të BE dhe përgjegjësive tona dypalëshe ballkanike. Bullgaria nuk është roja që nuk ju lë te reja, por partneri juaj. Ka dy rrugë, rruga më e gjatë është të bëhet turne në të gjitha kryeqytetet europiane për të bindur partnerët e aleatët për të bindur Bullgarinë.

Ka dhe një rrugë tjetër, shumë e shkurtër e fitimtare. Ne jemi të hapur, jemi gati, ju ftojmë në dialog. Po çelësi është në dorën tuaj, varet prej jush, meritat tuaja. Themeli në vetvete mbështetet në vlerat europiane dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë. Besoj do të vazhdojmë dialogun.‘’- tha Radev.

Po në Forumin në Bled, Rama i kërkoi publikisht Radevit që Bullgaria të hapë rrugën për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut për hapjen e negociatave dhe më pas mund të vendoste pengesa.

Madje kryeministri shqiptar theksoi me ironi se pas zgjedhjeve, Maqedonia e Veriut do të jetë në pozitë më pozitive dhe nuk do i kërkohet që ta ndryshojë emrin në “Bullgaria Perëndimore”.

Të fundit

Mero Baze: Hipokrizia e Berishës me kandidatët e vet

Ka dy modele sjelljeje ndaj kandidatëve që kanë pretendime për votën preferenciale, e cila sipas tyre nuk është numëruar...

“Nuk jam Nesti Angoni”, çfarë po paralajmëron Myslim Murrizi?

Demokrati Myslim Murrizi sot ka shkruar një postim të gjatë në rrjetet sociale, ku ka vijuar me akuzat e tij brenda PD dhe ka...

“PD do të shkatërrohet nëse nuk dëgjon çfarë do elektorati, por ndjek Berishën”

nga SPARTAK NGJELA - E djathta shqiptare është në krizën e identitetit të saj - kjo është e vërteta politike e kësaj kohe. Dhe...

Blendi Kajsiu: Bashkia e Tiranës shkërrmoq propagandën për ‘vjedhjen’ e zgjedhjeve

Përralla e vjetër elektorale e berishizmit është se zgjedhjet nuk i humb Sali Berisha por i manipulon Edi Rama, me krimin e organizuar, me...

Jakin Marena: Vesi del me shpirtin, pse Berisha ‘përlotet’ për zgjedhjet në komunizëm?!

Kryetari i PD, Sali Berisha, po përdor të gjitha mënyrat dhe mjetet për të bindur mbështetësit e vet demokratë në alibinë e tij, se...

Lajme të tjera

Web TV