Pas Deltës shfaqet varianti i ri i Covid-19, “Mu”/ OBSH nis monitorimin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Organizata Botërore e Shëndetësisë po monitoron një variant të ri të koronavirusit të njohur si  variant “Mu”, i identifikuar për herë të parë në Kolumbi në muajin janar.

Raportime për praninë e këtij variant janë marrë edhe në vende të tjera të Amerikës së Jugut dhe në Evropë.

Ky variant mban emrin shkencor B.1.621 dhe është klasifikuar si një “variant me interes studimi”, pavarësisht se sipas shkencëtarëve duhen më shumë kërkime për ta njohur këtë variant dhe mbi të gjitha, për t’i kthyer përgjigje pyetjes nëse ai është rezistent apo jo ndaj llojeve të ndryshme të vaksinës anti-covid.

OBSH-ja aktualisht ka identifikuar katër variante shqetësuese të COVID-19, përfshirë Alpha, i cili është i pranishëm në 193 vende, dhe Delta, i përhapur në 170 vende. Pesë variante të tjera, përfshirë Mu, duhet të monitorohen.

Të gjitha viruset, përfshirë SARS-CoV-2 që e shkaktojnë COVID-19, ndryshojnë me kalimin e kohës, por disa mutacione mund të ndikojnë në vetitë e një virusi dhe ta bëjnë përhapjen e tij më të lehtë.

Që nga fillimi i pandemisë se covid-19 kanë humbur jetën mbi 4.5 mln persona, janë prekur mbi 218 mln dhe janë sheruar mbi 195 mln në të gjithë botën./ The Guardian

 

Të fundit

“Lufta mbaroi!”, Donald Trump njofton marrëveshjen e fundit Iran-Izrael

Donald Trump ka njoftuar arritjen e marrëveshjes së paqes mes Iranit dhe Izraelit. Postimi i plotë URIME TË GJITHËVE! Është rënë...

Ushtria e Napoleonit kalon lumin Neman, nis pushtimin katastrofik të Rusisë

24 qershor 1812 Më 24 qershor 1812, Napoleoni Bonaparte, Perandori i Francës, kaloi me rreth 600,000 trupa lumin Neman në kufirin perëndimor të Perandorisë Ruse,...

Horoskopi ditor, 24 Qershor 2025

Dashi Do jeni me te hapur se kurrë gjate kësaj dite dhe do provoni eksperienca te reja me atë qe keni ne krah. Do jeni...

Tërmeti “shkund” Tiranën dhe Durrësin, ja sa ishte magnituda

Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë në Tiranën dhe Durrësin në orët e para të mëngjesit të sotëm. Sipas të dhënave, magnituda ka qenë 4.4,...

Champions në Rrogozhinë, UEFA miraton stadiumin e Egnatias për Europën

UEFA ka miratuar kërkesën e Egnatias që ndeshjen e raundit të parë eliminator në Champions ta luajë në stadiumin e vet në Rrogozhinë. Ky...

Lajme të tjera

Web TV