Të shtëna me armë në një shkollë në SHBA, mbyllet godina dhe evakuohen nxënësit

Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur në një shkollë të mesme në SHBA. Ngjarja ka ndodhur në Winston-Salem të Karolinës së Veriut.

Menjëherë forcat e Policisë kanë rrethuar godinën duke mundësuar mbylljen e saj. Nxënësit janë evakuar menjëherë teksa ende nuk është e qartë çfarë ka ndodhur.

Momentalisht nuk raportohet për viktima, por autoritetet po hetojnë për ngjarjen.