Serbët kërkojnë të hiqen reklamat e Dua Lipës nga dyqanet: Është nacionaliste, bën thirrje për Shqipërinë e Madhe

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ashtu siç ndodhi dy vite më pare me reklamat e Rita Orës, qytetarët serbë vazhdojnë të shprehin urrejtje ndaj gjithçkaje shqiptare. Pak ditë më pare, qytetarët serbë kanë kërkuar nga linja e dyqaneve Puma në Beograd që të largojë menjëherë reklamat e këngëtares shqiptare me fame botërore, Dua Lipa, e cila është imazhi kryesor i kësaj kompanie.

Gazeta serbe “Novosti” shkruan se Dua është një nacionaliste që bën thirrje për Shqipërinë e Madhe. “Unë besoj se “Puma” e vendos atë reklamë kudo në vendin tonë, por është për t’u habitur që ata nuk e dinë qëndrimin e saj ndaj Serbisë – tha lexuesi i “Novosti” në një letër drejtuar redaksisë sonë.

“Si mundet që dikush që përhap në mënyrë aktive gënjeshtra për historinë tonë dhe shqiptare të shfaqet në tabelat që zbukurojnë qendrat tregtare vendase? Në këtë mënyrë, populli serb tallet dhe nënçmohet në një kohë kur statusi i krahinës jugore serbe është i çështje e ndjeshme. Nëse nuk e respektojmë veten, pse do të na respektojnë të tjerët”, shprehet një qytetar serb.

Menjëherë pas protestës, dyqanet e Pumas i hoqën posterat e Dua Lipës e cila së fundmi është bërë imazhi kryesor i kompanisë legjendare të modës Versace. Dy vite më pare serbët protestuan për të larguar reklamat e kengëtares tjetër shqiptare me fame ndërkombëtare, Rita Ora, nga qendra e Beogradit.

 

Të fundit

Ndeshja me Serbinë, De Biasi tregon formulën e fitores: Duhet të mendojmë vetëm…

Ish trajneri i Kombëtares Gianni De Biasi komentoi për emisionin Top Story në Top Channel ndeshjen e së shtunës...

Kurban Bajrami në Mekë: Një pelegrinazh mes sakrificës dhe mrekullisë

Kujtimet e një shqiptari për Haxhin e vitit 1998 Nga Leonard Veizi Teksa avioni ulej në pistën e pafundme të Xhidas, pelegrinët shqiptarë ndienë se ëndrra...

Avokati: Veshjet shiten deri 50 herë më shtrenjtë se çmimi i prodhimit!

Avokati Ili Gërdupi tha më studion e Quo Vadis në Vizion Plus se çmimet e veshjeve shiten deri në 50 herë më shumë se...

Pse Enver Hoxha nuk e lejoi Coca-Colën dhe xhinset blu

Në kohën e diktaturës së Enver Hoxhës, shumë gjëra që sot i marrim si të zakonshme – si një pije e gazuar apo një...

Panik në ajër, avioni drejt Milanos goditet nga turbulencat, plagosen 8 pasagjerë

Tetë pasagjerë, përfshirë një fëmijë dyvjeçar, u lënduan pasi një fluturim i Ryanair-it nga Berlini drejt Milanos u detyrua të devijonte dhe të bënte...

Lajme të tjera

Web TV