Hapja e tunelit 5 në nyjen ‘Shqiponja’, Rama publikon pamjet: Si do lidhet autostrada me hyrjen drejt qendrës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tuneli 5 tek rrethrrotullimi “Shqiponja” në Tiranë është hapur duke filluar që nga dita e djeshme. Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video në rrjetet sociale dhe shkruan se ky tunel bën lidhjen e drejtpërdrejtë të autostradës me hyrjen për në qendër.

“Nyja ‘Shqiponja’, Ky është tuneli numër 5 i hapur për qarkullimin e automjeteve në nyjen “Shqiponja” dhe lidhja e drejtëpërdrejtë e autostradës me hyrjen për në qendër”, shkruan Rama.

Dje është hapur për qarkullimin e automjeteve tuneli numër 5 në ish-sheshin ‘Shqiponja’, duke lehtësuar në këtë mënyrë qarkullimin e automjeteve të Tiranës.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku, tha gjatë inspektimit se kjo do të jetë rrjedha definitive e shpërndarjes së trafikut në sheshin ‘Shqiponja’. Tuneli 5 mban drejtimin e mjeteve që vijnë nga Durrësi dhe kalon për në Astir. Sipas ekspertëve, automjetet që vijnë nga Durrësi për në zonën e Astirit do të kalojnë në tunelin 5 dhe pasi dalin nga ky tunel, kalojnë te ura e lumit Lanë, pra tek loti numër 2. Ndërsa tuneli 3 që deri më sot devijonte qarkullimin për në zonën e Astirit, nga 3 shtatori do të shërbejë në krah të kundërt, pra për të drejtuar trafikun drejt Durrësit.

Viti 2021 do të sjellë edhe përfundimin e punimeve në ish-sheshin ‘Shqiponja’ si edhe të Lotit 2 që ka të bëjë me nyjen e Astirit, gjë e cila për kreun e ARRSH-së, Evis Berberi do të minimizojë maksimalisht trafikun. Në një intervistë për Report Tv Berberi tha se hapja e këtij tuneli ka sjellë një lehtësim të trafikut, ndonëse radha e gjatë e makinave që vijnë nga Durrësi në drejtim kryeqytetit është prezente, kjo sipas Berberit, jo për shkak të mungesës së informimit të qytetarëve.

Lexo edhe :  Samiti i NATO-s në Hagë, aleatët do investojnë 5% të PBB-së vjetore për mbrojtjen

Ai tha se ka një numër të shtuar të qytetarëve që duan të vijnë në Tiranë, pasi jemi në periudhën e kthimi të studentëve dhe të pushuesve. Punimet janë në fazën përfundimtare, dhe Berberi dha informacione mbi detajet e rëndësishme që pritet t’i shtohen kësaj rruge, duke nisur nga korsi dedikuar emergjencave apo prezenca e 8 semaforëve për të për të shmangur fluksin.

Të fundit

1950 – Ekzekutimi i Milada Horáková: simbol i rezistencës ndaj totalitarizmit

Më 27 qershor 1950, në moshën 48-vjeçare, u ekzekutua me varje Milada Horáková, një politikane dhe aktiviste çeke, e...

Tërmetet e njëpasnjëshme në vend/ Sizmiologu: Ja kur do të ishin problematikë

Mëngjesin e sotëm Shqipëria u godit nga dy tërmete të njëpasnjëshëm. Sizmiologu Rrapo Ormëni në një intervistë për mediat është shprehur se janë pasgoditje të...

“Vota vdiq pa hyrë në kuti”, Berisha: Arkend Balla e Sara Mile janë deputetët e karteleve

Përgjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 18 vatra zjarri në 12 bashki: Vlorë, Sarandë, Ksamil, Delvinë, Vau i Dejës, Malësi e Madhe, Tiranë,...

Zjarret në vend/ 18 vatra gjatë 24 orëve të fundit, digjen rreth 35.9 ha sipërfaqe

Përgjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 18 vatra zjarri në 12 bashki: Vlorë, Sarandë, Ksamil, Delvinë, Vau i Dejës, Malësi e Madhe, Tiranë,...

Kufizimi i vërtetë i opozitës

Nga Habjon Hasani Për disa që do lexojnë këto radhë disa aspekte do duken si teori konspirative apo si fantazira; por garantoj këdo që jam...

Lajme të tjera

Web TV