Lajmi se SHBA do kthejë në Kosovë afganët që kanë lidhje me grupe terroriste, reagon ambasada amerikane

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasada amerikane në Kosovë, përkatësisht Sektori për Diplomaci Publike, hedh poshtë lajmin e prestigjiozes ‘NBC News’, se SHBA do të kthejë në Kosovë afganët që dyshohet se kanë lidhje me talebanët ose grupe të tjera terroriste.

Kjo ambasadë, nëpërmjet një njoftimi për medie, ka sqaruar se një gjë e tillë nuk është e vërtetë, teksa ka bërë me dije se marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së ka një numër të kufizuar qytetarësh afganë që do strehohen përkohësisht,

“Marrëveshja midis Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës i lejon Shtetet e Bashkuara të strehojnë përkohësisht në kampin Bondsteel një numër të kufizuar qytetarësh afganë, aplikimet e të cilëve kërkojnë përpunim shtesë. Kjo mund të përfshijë detyra si: qartësimi i identitetit të aplikantëve, historinë e tyre të punësimit, ose lidhjet tjera me Shtetet e Bashkuara. Zyrtarë të Ambasadës Amerikane në Kosovë po ndihmojnë në këtë proces”, thuhet në njoftim.

“Shtetet e Bashkuara i janë mirënjohëse Kosovës për rolin e saj në ndihmën e kryerjes së detyrës së madhe të zhvendosjes së dhjetëra mijëra qytetarëve afganë për në Shtetet e Bashkuara dhe shtetet tjera, përfshirë partnerët e NATO -s, e që u kanë ofruar shtëpi të përhershme afganëve që janë në rrezik. Roli i Kosovës në këtë përpjekje është një mirënjohje për dhembshurinë dhe bujarinë e popullit të saj dhe për rolin në rritje të Kosovës në skenën globale”, thuhet ndër të tjera në komunikatë.

Mediumi NBC News ka raportuar me burime gjatë ditës së djeshme se dy afganë do të kthehen në Kosovë për rishikim të mëtejshëm, pasi që SHBA-ja ka dyshuar se mund të kenë lidhje me grupe terroriste.

Të fundit

Zhegrova do largohet nga Lille, por jo nga Ligue 1

Olimpique Marseille ka qenë shumë aktive këtë merkato, duke bërë disa transferime. Drejtori sportiv i Marseille, Med’hi Benatia, ka...

Trageti me 150 udhëtarë ngec në brigjet e Evias, panik dhe frikë fundosjeje

Një traget me 150 udhëtarë në bordin e tij ka pësuar avari dhe ka ngecur në tokë të thatë në brigjet e Evias në...

Zbulohen shkaqet e vdekjes së yllit të rokut Ozzy Ousborne

Është zbuluar shkaku i vdekjes së legjendarit të rokut të heavy metal, Ozzy Osborne. Sipas certifikatës së tij të vdekjes, këngëtari vdiq nga një...

Mori direktiva nga Chat GPT, kritikohet kryeministri suedez

Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson, është përballur me kritika pasi pranoi se përdor rregullisht mjete të inteligjencës artificiale për të marrë një “mendim të...

Barcelona detyrohet të shesë talentin premtues, e pret Bayer Leverkusen

Barcelona është e detyruar të bëjë të tjera shitje, për të bërë të mundur regjistrimin e transferimeve të reja, Joan garcia dhe Marcus Rashford,...

Lajme të tjera

Web TV