Rrëzimi i helikopterit në oqeanin Paqësor, SHBA shpall të vdekur 5 marinarët

Marina e SHBA ka shpallur ditën e stome të vdekur 5 marinarët që u rrëzuan rreth një javë më parë me helikopter në oqeanin Paqësor.

Njoftimi i Marinës Amerikane vjen pas 27 orësh kërkime, ndërkohë që emrat e marinarëve nuk u bënë me dije derisa të njoftoheshin familjet e tyre.

5 marinarë të tjerë u plagosën në bordin e aeroplanmbajtëses USS Abraham Lincoln, në kuvertën e së cilës po operonte helikopteri MH-60S para përplasjes.

Helikopterët e tipit MH-60S mbajnë zakonisht një ekuipazh prej katër vetësh dhe përdoren në mbështetje ndaj luftimeve, operacione ndihmash apo kërkim-shpëtimi.